Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24 vjeçar. Shtetasi i identifikuar si Almarjo Xhebexhia akuzohet se ka mbajtur peng në një hotel në Durrës një vajzë nga Ukraina.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Almarjo Xhebexhia 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës. Xhebexhia, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe, banuese në Ukrainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe” Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenet 110/2 dhe 88/1 të Kodit Penal.
