Gjykata Kushtetuese anulon pavarësinë e Katalonjës

Ornela

Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka hedhur poshtë deklaratën e pavarësisë së Katalonjës, të shpallur nga qeveria e rajonit të premten, tha zëdhënësja e gjykatës.

Parlamenti katalanas shpalli pavarësinë nga Spanja pas një votimi të fshehtë më 27 tetor, i cili u bojkotua nga deputetët që mbështetin bashkimin me Spanjën.

Në përgjigje, Senati spanjoll aktivizoi nenin 155, të njohur edhe si opsioni bërthamor i kushtetutës, duke i hequr qeverisë katalanase pushtetin.

Vendimi erdhi pasi Gjykata e Lartë tha se kishte rënë dakord të ngrinte akuzat e rebelimit kundër udhëheqësve Katalonjës, duke përfshirë ish-presidentin rajonal Carles Puigdemont.

Të tjerë të implikuar përfshijnë edhe kryetarin e parlamentit ,Carme Forcadell, një aktivist i pavarur dhe ligjvënës të lartë i rajonit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *