Fier, aktivitet në kuadër të muajit të antitrafikut

Leda Hysa

Mbyllja e muajit të antitrafikut në qarkun e Fierit, është organizuar nëpërmjet një aktiviteti gjithëpërfshirës me temën “Stop trafikimit të qenieve njerëzore”.

Aktiviteti është zhvilluar para institucionit të prefektit me pjesëmarrjen e prefektit të fierit Vasil Bregu, drejtorit të policisë në qarkun e fierit, drejtori i arsimit, nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë të interesuar.

Në aktivitet u fol për pasojat që shkakton ky fenomen, shkatërrimin e shoqërisë, sensibilizimin kundër trafikimit të femrave por nuk u la pa përmendur edhe dhuna në familje.

Trafikimi i qenieve njerëzore për punë të detyruar apo shfrytëzim seksual vazhdon ta përndjekë Shqipërinë.

Në këtë aktivitet është përcjell një mesazh se ky fenomen mund të parandalohet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *