Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Lezhës zhvilloi analizën mujore si dhe ndërmori masa për pastrimin e rrugës Vain-Bregdet.
Kune Vain është një ndër zonat më të vizituara kohët e fundit, ku turistët e kanë përzgjedhur si destinancion tërheqës, por edhe për shkak të shumëllojshmërisë së shpendëve që mbledh kjo zonë.
Jo më larg se 50 km nga Tirana, laguna e Kunes, ky habitat natyror i faunës së egër, është një vend shlodhjeje për fundjava dhe frekuentohet nga mjaft vizitorë. Laguna e Kunes është cilësuar si “Ontologjia e Mesdheut”. Laguna është ‘shtëpi’ për 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh dhe disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca e ngjala.
77 vjet më parë është shpallur zona e parë e mbrojtur në Shqipëri. Territori Shëngjin-Tale-Vain-Bregu i Matës është zona e parë e mbrojtur në vend e shpallur me dekret më 7.7.1940, si “Rezervat Shtetëror i Gjuetisë” me një sipërfaqe prej 25.000 ha. dita

