Drogë-drogë-drogë,
ditë e natë na kanë shurdhuar,
po hashashi nuk është i tillë,
o qenëri e helmuar!
Drogë-drogë-drogë,
flet sharlatan pas sharlatani,
po hashashi-thonë shkencëtarët,
bën dëm më pak se duhani!
Kur deklaroj këtë gjë,
nuk se po them një skandal,
se sot mbi njëzet shtete,
hashashin e kanë legal!
Për kultivimin e tij,
kanë politika shtetërore,
trajtohet me kujdes të veçantë,
si bimë me vlerë mjekësore!
Kjo vazhdimisht ha debat,
por unë po ju pyes-o gore,
ajo që këtu quhet drogë,
pse quhet atje një bimë mjekësore?!
Po ne s’e kemi fare problem,
ta nxijmë vetë Shqipërinë,
se qenëri e helmuar,
e barazon me Kolumbinë!
Po këta drogë dhe drogë,
asnjëherë nuk e heqin spinën,
po hashashi që mbillet këtu,
nuk mund të krahasohet,kurrë me kokainën!
Pse s’na thotë Vasil’ i paparë,
dhe goja qenef e Lulashit,
edhe një rast të vetëm,
të ketë vdekur njeri prej hashashit?!.
Biles dhe në Ballkanin tonë,
në Slloveni dhe Maqedoni,
hashashin dhe vajin e hashashit,
sot e gjen në çdo farmaci!
Sot gjithë Bota pi bar,
dhe me dy qëndrime është shoqëria,
pa më thoni ju-o të marrë,
gjithë Botën furnizon Shqipëria?!
Në Greqi mbillet më shumë se këtu,
dhe kjo s’përbën një sekret,
po atje politikanët,
nuk ja nxjerrin bojën vendit të vet!
Italia me Shtadhjetë milion,
po përgatitet ta legalizojë,
se dhe këtu të mos mbillet,
Italia do vazhdojë të konsumojë!.
Mos ja nxini më keq Shqipërisë,
o politikanë sharlatan,
se Shqipëria është një pikë ujë,
në tregun e madh europian!
Si një holandez i zakonshëm,
krye llapaqeni Lulash,
e di më mirë nga të gjithë,
se kudo mbillet dhe pihet hashash!
Sot e di dhe idioti më i madh,
si mund të mos e dijë Lulëzimi,
se e ardhmja e afërt e hashashit,
do të jetë legalizimi!
Do të sosin këto ham e hume,
dhe me neveri kjo kryqëzatë do kujtohet,
dhe interesi do jetë shumë më i pakët,
si për çdo gjë që nuk ndalohet!
Sot gjysma e të burgosurve,
janë nga problem’ i hashashit,
nga presioni idiotesk,
i të paparëve dhe Lulashit!
Drogë-drogë-drogë,
gjëmojnë autoparlantët e Shtëpisë Qendrore,
po në shumë vende të civilizuara,
hashashi trajtohet si bimë mjekësore!
Qeveria ka dhe të drejta të tjera,
jo vetëm të dalë fushave me kosore,
duhet të shikojë mundësinë,
të paktën për qëllime mjekësore!
Dhe nuk do jemi neve të parët,
se disa vende i ka Europa,
por fat të zi kanë shqiptarët,
se neve na zë plumbi dhe në gropa!
A. DUKA

Beno, po rrite steken me hashashin, pastaj pse jo dhe kokaina e kontrolluar qe te mos kete mbidoza etj etj. Problemi eshte se po ia hape syrin miletit, edhe hashashi i pafajshem qe thua ti, njesoj si alkoli etj, e ka nje bisht pas sepse nen efektin e tij, njeriu kapercen dhe nuk e ka per gje e godase tjetrin, bile vrase sepse aq ia thohte mendja.
Droge nga Shqiperia – ne Europe me ton,
por ndonje si Ben Duka, keto s’i degjon,
Droga nga Shqiperia – problem Europian,
kete nuk e pranon vetem nje hajvan,
Radare te fikur, kur droga kalon,
ndryshe, nuk jemi eksportues me Ton,
me minister te brendeshem ne mafie perfshire,
natyrisht qe droga eksportohet me mire,
Europa sapunin per djathe nuk e ha,
e di qe pa qeverine, eksport droge nuk ka,
sado ta quaj Hashash drogen dikush,
mendjen askujt ai nuk ja mbush,
ne Europe me Ton kapet droge Rilindje,
hashashi ketu nuk ka asnje lidhje.
Bravo arben. Hashashi vertet eshtw me pak I demshem se duhani.
Historia e ndalimit eshte marrezi amwrikane ne kohen e qepes
O bejte, e paske marre noi lek nga Koqe Koqedhima me duket.
Koco kokedhima ka thene dy fjale me vend per kete qeveri;1-Legalizimi hashashit 2-Sa kostojne CONCESIONET e Beqes,muk bejne gjithe sistemi shendetsor me spitale e me te tera.Aty mbahuni!
” Sa me shume perpjekje , behen , per ta ndaluar nji gje aq me shume nxiten njerzit per ta perhapur e perdorur”,Eshte pikerisht kjo thenie e mocme qe kane shfrytezuar trafikantet per ta shndruar Kerpin (kanabisin,hashashin apo dhe emertime te tjera qe une nuk i di),por me te cilat kjo bime qe eshte mbjelle shume vite me pare tek (per qellime industriale)njihet sot dhe mbillet e perdoret ne shume vende te botes , ku jane krijuar edhe forma te shumta me perqindje te larte te lendes aktive dhe me periudhe te shkurter rritje e prodhimi , apo cikel bimor te shkurter.Per ta mbajtur cmimin e larte shume vende nuk e kane legalizuar , megjithse e kane mbejelle e perdorur..Tek ne po shkakton deme te pallogariteshme ,po kriminalizohet e tere shoqeria.Demi nga perdorimi i kesaj bime , nuk do te jete me i msdh se ai qe ka shkaktuar deri me sot .Prandaj le te kerkohet mendim qofte edhe ne popull , ne se duhet te perdoret me rregulla te caktuara , sic veprohet edhe me shume barna farmaceutike.
Hashashi ka qene perdorur prej qemoti si bar per gjume kur ishim me grip ose temperature. Mali i Dajtit eshte eshte i mbushur me bimen e Hashashit.
Hashashi eshte me i mire se çfardo qetesuesi farmaceutik,
SEPSE ESHTE NATYRAL
Ke hapur nje debat te madh me keto vargje o Arben. Po ta legalizojme kultivimin e hashashit ai duhet pastaj qe te shitet. Po ku?! Italia nuk ta lejon. Atehere do te dalin ne plan te pare trafikantet. Pra trafikimi i hashashit drejt Italise dhe Greqise do te bjere ne doren e mafias, e cila do te pasurohet dhe forcohet shume.Shqiperia atehere rrezikon te kthehet vertet ne Kolumbi apo Meksike. Mafiozet do te bejne ligjin dhe do ta vejne shtetin nen kembe. Pra nuk mund ta legalizojme hashashin pa mundur ta eksportojme legalisht ate.
jo vetem Italia por edhe Greqia esht drejt lrgalizimit ,por shum dyshoj se ne Shqiperi shfrytezohet per qellime dhe interesa aspak pozitive !Nese vertet ka efekte pozitive dhe sheruse ateher, perse gjith kjo potere !!! Shum kam frik qe gjith kjo behet per ta pasur ne kontroll “peshkaqenet “e pangopur, sepse kuptohet qe esht maft fitimprures !
shume mire thote A.Duka
ky eshte realiteti sot ne Bote .
Ne Shqiperi eshte nji loje politike ,
e shpikur qellimshte nga “Miqte tane Atllantike “dhe cpuar me hosten nga Be-ja , per ta mbajtur Shqiperine ne nivele varferie ,kaosi politike ,ne cdo kohe te coroditur ,qe mos te ket shanc me pa qarte rrugen drejt (….) ungewiss (….) pra nji inskenim i qarte ,qe i ngjan nji Filmi te nji bashkpunimi Hollivudo-Italian . Nderkohe qe pothuaj ne gjithe Europen disa vende shitet me receta ne farmaci ,diku diskutohet ne parlamente liberalizimi tij (pra i kanabisit ) ne USA eshte i lire ne disa shtete ,si kultivimi po ashtu edhe tregetia e perdorimi . Pra kinezerite Bota i aplikon vetem ne Shqiperi ,per arsyet qe tashme dihen qarte .Por kur s’ke shtet ,e qeverri me bole , te perdorin si (der letzte Dreck der Menschheit)
ARBEN! Me pelqeu poezia jote. shume e lexushme dhe e kuptushm, por jo per opozitaret Shqipetare. Ata kerkojne gjithmone armiqesi per te vjedhur para. Arben ! Jam nje i njohur i mire i joti Fierak. Do te pyes” Si mendon : A mund te zhduket kjo klase politike ,hajdute nga te dy anet qe te clirohet shqiperia. Si do ndihmoje gazeta jote.? Te faliminderit . Te uroje shendet e te mira ty dhe familjes.
Cfare eshte kjo vjershe hashashi? Shko ore lexo edhe ndonje liber per codin penal, ose per te drejten nderkombetare para se te shkruash idiotesira.
O Duke velli tek ne nuke esht problem kanabi,por sa leke e euro apo dollare kane perfituar i gjati,i shkurti dhe i trashi.Dhe kjo eshte e gjitha se krimi po lulzon,dhe as njekoker leku,dollari pao euroje ne te mire te popullit nuke shkon.Duke o vella,sa te jene keto qe jnane ,qe nga jashqitja dolen,dhe mbushen Shqiperine me varre e lapidare,aqe sa SOVRANI ne unison me frce e mebshtetje nga jasht reformen ne Drejtesi po kerkon.Mjaft me,me lojra fjalesh e lloqe kavaje,po u denuar krimet makabre dhe persekutoret ne to si dje dhe sot,askush si si dhe ne nuke do te kemi qetesi,mirqenje,paqe e lumturi.Vetem Reforma ne Drejtesi do te vendose pikat mbi I-ne,te tjeret jane zzhurrrme zhurme dhe asgje kuri shikon se si ne parlament “kacafyten”bijte e eterve dhe mostrat tyre,ne nje kohe qe prapa ekraneve ndajne frutet e babezise brenda tyre.
Shume trap!
Po te mos ishte i ndaluar hashashi, pse Italia e ndalon te hyje ne territorin e vet? Pse kane vene ne dispozicion te luftes kunder hashashit Guardia di Finanza?
Trap-poezi-shkrues, thote se e ka fajin Lulushi qe tregon se ne Shqiperi mbillet hashash. Ne te gjithe e kemi pare se Luli ka qene i fundit qe e ka permendur kete, te paret kane qene italianet, gazetat atje, dhe ne vende te tjera te botes.
Cfare traplleqesh nuk degjon sot!