Një 60 vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se kanosi me armë zjarri vëllain e tij.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Boçovë të Fierit.
Mësohet se Sterio Jarua, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu shtetasin me inicialet H.J, 67 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 280 të Kodit Penal.
