Meta dekreton lirimin nga detyra të Visho Ajazit

Ornela

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin nga detyra të Visho Ajazi Likës nga posti i kreut të SHISH, dy ditë pas dorëzimit të dorëheqjes së këtij të fundit.

Nderkohe qe nuk ka ende te dhena per dekretimin e kreut te ri te SHISH, detyre per te cilen kryeministri Rama propozoi Helidon Bendo.

D E K R E T PËR LIRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Visho Ajazi Lika, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10635

Tiranë, më 30.10.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *