Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në qytetin e Igumenicës pasi makina në të cilën udhëtonin ishte e mbushur me drogë.
Në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 11 pako me 10 kilogramë 228 gram marijuanë.
Droga u zbulua nga qeni i policisë pasi ishte fshehur në një vend të krijuar enkas nga drejtuesit e makinës.
Na pranga janë vënë drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit, të dy me shtetësi shqiptare 22 dhe 23 vjeç
