Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë prefektët e qarqeve.
Shkarkimi i tyre është bërë pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
Në fakt kreu i qeverisë e pati paralajmëruar largimin e prefektëve.
Në një takim të zhvilluar para dy javësh me drejtuesit vendorë dhe përfaqësues të bashkive të qarkut të Vlorës, Rama paralajmëroi shkarkimin e prefektëve në 12 qarqet e vendit.
“Do të kemi një skuadër të re prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme. Një skuadër që të punojë fort, se i kemi parë Prefektët në TV vetëm kur ka patur përmbytje”, pati deklaruar kryeministri Rama.

MIRE!PO QARQET APO QYQET KUJT I DUHEN E PERSE U DUHEN SHQIPETAREVE KUR KANE 61 KRYEKARE BASHKISH E 1600 KESHILLTARE ‘TOPOLLAJ’ IDJOTE QE VRASIN GJITHE DITEN MIZA 12 MUAJ TE VITIT!?