Komisioni i përbërë nga ekspertë të huaj të menaxhimit shëndetësor, profesionistë të fushës së shëndetësisë dhe drejtues të kompanive të suksesshme në vend, ka nisur sot testimin final të kandidatëve për drejtorë të spitaleve universitare dhe rajonale.
Kjo është faza e tretë dhe finale e konkursit të parë publik për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të shëndetësisë. Testimet me gojë para komisionit do të vijojnë deri në datën në katër nëntor. Konkretisht, janë 75 kandidatë që kanë kaluar fazën e parë të konkurimit dhe testimin me shkrim, zhvillojnë testimin me gojë deri në datën 4 nëntor.
Në garë për drejtues të spitaleve universitare janë 22 kandidatë dhe për drejtues të spitaleve rajonale janë 53 kandidatë. Me përfundimin e fazës së tretë, do të bëhet klasifikimi në bazë të pikëve të mbledhura në secilën fazë, për të shpallur më pas 16 drejtuesit e rinj të spitaleve, të përzgjedhur për herë të parë përmes këtij konkursi transparent dhe me bazë merite.
“Jam e kënaqur që ky komision me profesionistë të vërtetë të vendit, si dhe ekspertë ndërkombëtarë, po zhvillon testimin e kandidatëve për drejtorë të spitaleve. Ky është një standard i ri, një model i ri për rekrutimin e burimeve njerëzore në shëndetësi, mbi bazë meritokracie dhe procedurash transparente. Ne duam të kemi menaxherët më të mirë, të aftë dhe të përkushtuar, për të çuar përpara planin tonë për shndërrimin e spitaleve, në institucione të denja të kujdesit shëndetësor”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit të zhvilluar me ekspertët e këtij komisioni Ad-Hoc.

Kur po benim shaka brenda rrethit shoqerore,dikur para 30 e kusur vitesh per vendosjen e postit te drejtorit.Bana vrejtje.Pse te mos behet ne shkolle profil per postin e drejtorit,ashtu sic bahet per profesine te tjera.Plasi gallata me te qeshura.
Sot si njifare biqim shkollimit po duket me kete testimin per pozicionin e drejtorit.I cili,drejtori vertet duhet te jete i ngritur i shkathet per te organizue dhe drejtue punonjesit nga punetori ma i thjeshte e deri tek karriga e vete drejtorit ne ecurin e ekonomis si dhe te hapjeve te vendeve te punes me shpenzime me sa ma pak kosto te ulet me rritje ekonomike rentabile.