Numri dy i Partisë Demokratike Arben Ristani ka heshtur qe prej 26 majit, kur Lulzim Basha e vendosi të katërtin në Vlore dhe sekretari i përgjithshëm i PD mbeti jashtë parlamentit. Sot Ristani nuk e fsheh se kreu i PD Basha gaboi me listën.
“Këtu do ta ndaja pak përgjigjen ose do ta krahasoja me një ekip futbolli dhe do thoja që trajneri në rastin konkret kryetari i Partisë për mua do të ishte më mirë të më kishte vendosur në sulm se sa në mbrojtje dhe këtë e shoh si një gabim në taktikë. Por po tëmendosh që ne luanim me kanotiere siç luhet futboll dhe pala tjetër luante me skafandra dhe me shkopinj e robokop, këtu pastaj nuk vlen më të diskutohet taktika e zgjedhur nga trajneri”, thotë Ristani në një intervistë për Vizion +.
Por edhe pse ka qëndruar i tërhequr në muajt e fundit Ristani do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës dhe në përputhje me detyrat e sekretarit te përgjithshëm do të merret kryesisht me çështjet e partisë.
Në ditët e para pas zgjedhjeve Ristani shërbeu edhe si negociator mes Lulzim Bashës dhe Astrit Patozit. Sot ndërsa në parti ka filluar analiza, Ristani deklaron se e vetmja rrugë që platforma e Patozit t’i nënshtrohet diskutimit është rruga institucionale.
“Në rast se ka një ide siç është rasti konkret për të ecur në një rrugë tjetër do të duhet patjetër qe përsëri vendimmarrja të kalojë nga organet e PD, pra nga institucionet e PD. Dhe për ti mbledhur statuti përcakton dhe një numër ¼ e kryesisë, e cila mund të kërkojë një mbledhje tjetër të kryesisë për të pasur vendimmarrje të re”, thotë Ristani.
Ndërsa në lidhje me kërkesën e kundërshtarëve të Bashës për rizgjedhjen e kryetarit të partisë, Ristani është i prerë: “Kjo është një çështje e mbyllur për mendimin tim, por gjithsesi nëse do të ketë vendimmarrje të reja këto duhet t’i marrin organet statutore të PD.”

Ku pjerdh ti more Risto. Ti del ne fushe edhe pa breke. I keput nja dy dopio RAKI FRUTASH dhe ja merr Lulashit ne goje