Banka e Shqipërisë vendos të mbajë të pandryshuar normë bazë të interesit në nivelin 1.25 për qind, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.
Lajmi është dhënë në konferencën periodike për mediat nga Guvernatori i BSH, Gent Sejko, i cili më tej tha se inflacioni u regjistrua në 1.7 për qind në tremujorin e tretë, duke shënuar një rënie në vlerat e dy tremujorëve.
“Ne përfundim të diskutimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Inflacioni regjistrohet në nivelin 1.7 për qind në tremujorin e tretë, duke shënuar një rënie në vlerat e dy tremujoreve paraardhës. Ngadalësimi i inflacionit erdhi si pasojë e goditjeve të ofertës, i cili pritet të jetë në kohë të shkurtër.”
Nga ana tjetër, Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare po shkon drejt ekuilibrit. “Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet me rimte të përafërta edhe gjate tre tremujorëve. Kredia për sektorin privat u rrit me 3.1 për qind, si pasoje e zgjerimit me 9.7 për qind të portofolit në lek. Standardet e kreditimit janë lehtësuar, por ende vazhdojnë të mbeten konservatore. Perspektiva afatmesme e zhvillimit ekonomik të vendit, pozitive”, u shpreh Sejko.
