Me nisjen e punimeve të Rrugës së Arbrit, që pritet të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni, qartësohet dhe projekti nga ku do të kalojë ky korridor. Gjurma të cilën do të përshkojë ndërtimi i rrugës së Arbrit, nis në lindje të qytetit të Tiranës, në anë të malit të Dajtit, vijon në Qafëmollë, Shëngjergj, Burrel, Klos, Bulqizë, Peshkopi dhe Dibër e Madhe (Maqedoni) që gjendet 5 km larg kufirit shqiptar.
Në këtë segment rrugor parashikohet ndërtimi i 15 urave të mesme dhe të mëdha, me gjatësi totale rreth 1500 m, ndërtimi i dy tuneleve, me gjatësi respektive prej 2600 dhe 560 m.
Zbatimi i projektit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit do të ketë impakt pozitiv, ekonomik, social dhe kulturor, duke shkurtuar distancat lidhëse të qyteteve dhe zonave të banuara si dhe do të realizojë standarde të larta teknike në të gjitha fazat e projektit.
Po ashtu, ky segment rrugor do të rrisë bashkëpunimin me Maqedoninë, duke bërë të mundur shkurtimin e gjatësisë me këtë vend me 75 km.
Ndërtimi i Rrugës së Arbrit shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe Portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin dhe Shkupin.
Ajo pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit ndërsa qytetarët nuk do të paguajnë taksë për kalimin në Rrugën e Arbrit.
Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” shpalli para dy ditësh fituese shoqërinë “Gjoka Konstruksion” për ndërtimin e kësaj rruge.
Pas shpalljes se kompanisë fituese të garës, autoritetet shtetërore tashmë do të angazhohen për negocimin e kontratës koncesionare, firmosja e të cilës i hap rrugën përgatitjes së fillimit të punimeve në terren.

Bravo, bravo rrugët gjithmonë sjellin zhvillim , civilizim jo më kot Romakët ju kushtonin një rëndësi të veçantë.
Edhe per Rrugen e Kombit para se te ndertohej u tha qe nuk do te kishte takse, sic po thuhet sot per Rrugen e Arrberit”.
I ecte pune mbare shoqerise qe e ka marre persiper ndertmin e kesaj rruge.Per dibranet nuk ka lajm me te bukur.Per edhe per ne, miqte e dibraneve,na shkurtohet rruga bukurmire,pra do te takohemi me shpesh,se Qafen e Buallit nuk do ta kalojme me.