Kanë mbetur të vdekur tre persona në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi një person hapi zjarri brenda në një supermarket.
Agresori arriti të largohej nga vendngjarja duke shkaktuar 3 viktima, dy burra dhe një grua dhe duke ngjallur panik mes gjithë klientëve të tjerë që vrapuan të tmerruar.
Autori i sulmit nuk ka thënë asgjë, ndërsa hapte zjarr e pastaj është larguar me makinë.
Policia beson se ai është i armatosur e i rrezikshëm.
Që të tre viktimat ndodheshin në të njëjtën zonë në momentin e të shtënave që i kushtuan jetën.
