Elbasan, kokainë në “Lloto Sport’, arrestohet pronari i lokalit

Leda Hysa

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 11 gr kokainë dhe një peshore elektronike, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal.

Në pranga ka rënë  pronari i lokalit 46 vjeçari Arzen Dehari, banues në Elbasan.

Sipas uniformave blu, arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Lloto Sporti”, janë konstatuar 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokainë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *