Basha, akuza Ramës: Erdhe si rilindas, po ikën si taleban

DITA Online

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kultivimin dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Basha e krahasoi Shqipërinë me Afganistanin dhe Edi Ramën me talebanët.

“Historia njeh vetëm dy lloje regjimesh… Talebanët me heroinën në Afganistan dhe Edi Ramën me marijuanën në Shqipëri. Shqipëria dhe Afganistani janë sot dy furnizuesit me drogë për Europën. Edi Rama erdhi në pushtet si rilindas e po ikën si taleban”, ka thënë Lulzim Basha.

Kryedemokrati deklaroi se ka dy vite që në Shqipëri nuk ka asnjë investim të huaj, por e vetmja konkurrencë dhe inovacion janë rrugët e perfeksionuara të trafikantëve për të kultivuar dhe trafikuar kanabis.

“Aty ku sundon krimi nuk ka as ligj. Kudo ku droga është lejuar si alternativë ekonomike ka pasuar shkatërrimin. Droga dhe varfëria janë vëllezër siamezë. Nuk është rastësi që Shqipëria është edhe prodhuesi më i madh i drogës në Europë, edhe vendi më i varfër. Është i vetmi vend në botë që për dy vjet nuk ka asnjë investim të huaj. E vetmja ekonomi që ka sot vendi, është inovacioni i trafikantëve që kanë përsosur mjetet dhe mënyrat e trafikut dhe kultivimit të drogës”, u shpreh Basha.

Share This Article
2 Comments
  • Po mjafte me o Lulzim Basha me brockolla,MJAFT.Ideatori i cadres dhe i shpalljes te vetes “..kryeminister i ekonomise..”,fjalori banal ndaj qeverise e qeveritareve,ideatori i “republikes se re” te deshtuar me turp,te gjitha keto o Lulzim Basha ta cenojne rende pozixionin dhe karieren politike.Kater vjet kryetar bashkie NUK NGULE asnje gozhte qe te lesh emer.Pozat qe mer ne foltore gjate debatimin te tregojne “politikan te mencur” POR kur ndigjon ato qe thua tregon se je gjysmak nga niveli i politikanit te mirefillte drejtues.

  • Po mjafte me o Lulzim Basha me brockolla,MJAFT.Ideatori i cadres dhe i shpalljes te vetes “..kryeminister i ekonomise..”,fjalori banal ndaj qeverise e qeveritareve,ideatori i “republikes se re” te deshtuar me turp,te gjitha keto o Lulzim Basha ta cenojne rende pozixionin dhe karieren politike.Kater vjet kryetar bashkie NUK NGULE asnje gozhte qe te lesh emer.Pozat qe mer ne foltore gjate debatimin te tregojne “politikan te mencur” POR kur ndigjon ato qe thua tregon se je gjysmak nga niveli i politikanit te mirefillte drejtues.MOS HARO se kur zotrote ishe minister i brendeshem kter qytetare i pafajshem u vrane pra syve te tu,ne mes te bulevardit.A duhet te kesh te drejten morale te tedalish ne foltore e te flasish per krime e qeveri e qeveritare te inkriminuar ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *