Spanja nis gjyqin kundër Katalonjës, Puigdemont rrezikon të arrestohet

Leda Hysa

Anëtarët e qeverisë rajonale të Katalonjës po shfaqen në gjykatën e lartë të Spanjës për t’u përballur me akuzat e rebelimit dhe të kryengritjes, pas referendumit të diskutueshëm të pavarësisë së tetorit.

Nëntë zyrtarë janë paraqitur në gjykatë në Madrid për t’u marrë në pyetje, por udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, dhe katër ministra të tjerë nuk janë paraqitur.

Thuhet se prokurorët mund të urdhërojnë tashmë arrestimin e tyre pasi nuk janë paraqitur.

Puigdemont, i cili ndodhet në Belgjikë, tha se ky është një gjyq politik.

Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka imponuar sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjë, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme lokale.

Spanja është kaptuar nga një krizë kushtetuese pasi ligjvënësit katalanas votuan për të shpallur pavarësinë e rajonit të pasur verilindor.

Qeveria katalane tha se 90% e votuesve që morën pjesë në referendum, ishin në favor të pavarësisë.

Të hënën, kryeprokurori i Spanjës tha se krerët katalanas u akuzuan për rebelim, akuzë që dënohet me 30 vjet burg, si dhe kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve.

Ata u urdhëruan të paraqiten në Gjykatën e lartë të enjten në mëngjes për t’u marrë në pyetje.

Share This Article
1 Comment
  • T’a fusin në burg, këtë komunist, që këndon internacionalen! Një vllavrases qe do luftë e gjak…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *