PayPal ka njoftuar se ata kanë zgjeruar bashkëpunimin e tyre me Facebook, duke shtuar shërbimin e tyre për pagesat P2P në aplikacionin e Messenger të gjigantit social.
Për të hyrë në veçorinë si bisedat vetëm më një person dhe në ato të cilat janë në grup duhet të klikoni lehtë mbi ikonën plus blu më pas zgjidhni butonin me ngjyrë të gjelbër “Pagesat”
dhe pastaj zgjidhni “PayPal” për të dërguar paratë.
Funksioni aktualisht është duke u hapur vetëm në SHBA dhe i kufizuar në iOS, me mbështetjen e Android që vjen së shpejti.
Ndërkohë, PayPal gjithashtu prezantoi një shërbim për Messenger, duke ju lejuar të merrni mbështetje të pagesave dhe llogarisë drejtpërdrejt në aplikacionin e mesazheve.
Për të marrë atë ju duhet të kërkoni për PayPal në fushën e kërkimit dhe shkruani një mesazh dhe bot do t’ju ndihmojë me kërkesën tuaj.
