Falen 62 mln euro, mbyllen 319 biznese me shkelje, gjobiten 2450 të tjerë

Edlira Shehu

Drejtoria e Tatimeve ka bërë të ditur rezultatet e katër javëve të para të aksionit anti-informalitet. Gjatë kësaj kohe janë mbyllur 319 subjekte me shkelje, janë penalizuar rreth 2450 subjekte (22% e subjekteve të kontrolluara). Ka vijuar fshirja e detyrimeve në bazë të ligjit të faljes, ku janë falur rreth 8.6 miliardë lekë (62 milionë euro), ndërsa nga detyrimet e prapambetura janë mbledhur rreth 1.25 miliardë lekë.

Të dhënat sipas njoftimit të tatimeve:

Mbledhja e detyrimeve te prapambetura

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri I subjekteve që kanë reaguar pozitivisht  është 2035 dhe vlera është 1 miliardë e 250 milionë lekë.

Ka filluar procesi I fshirjes automatike të detyrimeve përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin, më shumë se 13210 tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende. Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është ,559 miliardë lekë dhe përdorimi I kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali, është në vlerën e 1,101 miliardë lekëve.

Hetim tatimor dhe zbatimi

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimin në territor, janë verifikuar 11,166 subjekte ku 22% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Janë future në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë katër javëve të para të aksionit 506 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 3109 subjekte të paregjistruar në organet tatimore, si dhe për shkelje të tjera si mos lëshim kuponi për herë të dytë. Janë regjistruar 2941 subjekte të reja dhe janë aktivizuar 645 subjekte.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *