“Femrat me xhinse të grisura duhen përdhunuar, qoftë kjo vajza ime”

entela

Çfarë deklarate!

Një avokat u shpreh në një televizion egjiptian se femrat që veshin xhinse të grisura, duhen përdhunuar. Ky pohim i tij është shpërndarë masivisht edhe në portalet tona online.

“Është një detyrim kombëtar që të përdhunohen femrat me xhinse të grisura,” tha Nabih al-Wahsh gjatë një programi televiziv.

Prej kohësh po diskutohet nëse duhen ndaluar rroba të tilla si xhinset e grisura në vende publike.

Avokati konservator tha se kjo veshje është si një ftesë për ngacmim seksual.

Komentet e tij kanë shkaktuar shumë debat dhe zemërim në Egjipt.

Avokati ka mbrojtur qëndrimet e tij, duke thënë se kjo vlen edhe për vajzën e tij, nëse vesh të tilla rroba.

Një studim i fundit tregon se 83 për qind e femrave në këtë vend ose janë ngacmuar seksualisht ose janë përdhunuar.

46 për qind e tyre thonë se përballen çdo ditë me të tilla ngacmime seksuale.

Xhinset e grisura janë veshje shumë e preferuar edhe në vendin tonë, por kjo nuk do të thotë se duhet të shqetësohemi. Thjesht mjafton të qeshim me deklaratën  e avokatit, i cili tashmë e arriti qëllimin e tij; u bë i famshëm! e.r/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *