OSHEE: Zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër në Tiranë

Edlira Shehu

 

Për shkak të investimit për fuqizimin e nënstacionit “Traktora”, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. Konkretisht sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të ketë kufizime në orët 05:00-06:00.

Sipas OSHEE do të mbeten pa energji elektrike këto zona: Ndroq, Pezë, Kashar (pjesërisht), Fushë Mëzez, Zona e Fushë Misto Mames, Yzberisht, Kombinat.

“Nesër, në datën 3 nëntor, për shkak të investimit për fuqizimin e nënstacionit “Traktora”, do të ketë kufizime të energjisë elektrike në intervalin kohor 05:00-06:00. Pa energji do të jenë këto zona: Ndroq, Pezë, Kashar (pjesërisht), Fushë Mëzez, Zona e Fushë Misto Mames, Yzberisht, Kombinat”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *