Si duhet të ushqehet një diabetik?

Pranvera Kola

Ushqim i saktë është themelor dhe i rëndësishëm për reduktimin e ndërlikimeve të diabetit. Mjekët thonë se një dietë e çrregullt bën të pamundur ekuilibrin e përshtatshëm metabolik të këtyre pacientëve. Para së gjithash duhet të dini se ndjekja e një diete nuk do të thotë që duhet t’i nënshtrohesh një torture, duke ngrënë ushqime të zbardhura dhe pa shije!

Është e mundur që të hash gjellë të shijshme dhe të ndryshme duke shmangur teprimet në masë. Mbi të gjitha është e nevojshme që pacienti diabetik të njohë mirë karakteristikat e ushqimeve, çka do të thotë se duhet të marrë në sasitë e duhura karbohidratet, proteinat, yndyrat, si dhe fibrat.

Duhet të dini që:
Një diabetik mund të hajë çdo gjë duke u shmangur sheqernat e thjeshta me përjashtim të frutave (me masë). Buka, makaronat, orizi, patatet, mund të konsumohen sipas rregullës “një tip karbohidrati për çdo vakt dhe i shoqëruar gjithmonë me perime që përmbajnë fibra të cilat zvogëlojnë thithjen” . Të gjithë ushqimet duhet të konsumohen me masë duke respektuar vaktet e rregullta.

Një dietë e ekuilibruar duhet të përmbajë: “Një sasi të madhe perimesh (fibra), një sasi të madhe karbohidratesh të përbëra, ose që thithen ngadalë (bukë ose makarona, ose oriz), një sasi të kënaqshme proteinash peshk, mish, perime, si dhe një sasi shumë të vogël yndyrash. Alkooli nuk është një ushqim dhe pse çliron 7 Kcal, kjo është “energji boshe” pa asnjë dobi për trupin, përkundrazi lejon grumbullimin e yndyrave.

Frutat
Jo më shumë se dy fruta në ditë. Lejohen të gjitha frutat e freskëta të stinës, më mirë në qoftë se konsumohen të freskëta, nëse është e mundur, me lëkurë. Këshillohet që të shmangen bananet, hurmat, fiqtë, rrushi, gështenjat si dhe frutat e thata, ose me sherbet (kompostot).

Ëmbëlsirat
Mjalti, çokollatat, tortat, biskotat, akulloret, karamelet, kremërat nuk mund të përdoren.Për të zëvendësuar sheqerin mund të përdoret l’aspartame (në shtatëzani nuk këshillohet që të përdoret l’aspartame dhe sakarina).

Pijet
Nuk lejohen birra, pijet alkoolike, vera (lejohet të pish pak), lëngjet e frutave të paketuara, aperitivët, pijet freskuese me sheqer. Uji natyral o mineral mund të pihet sipas dëshirës gjatë ditës.

Vaji për të gatuar
Këshillohet përdorimi i vajit të ullirit, sigurisht që me masë. Gjithashtu lejohet edhe Lejohet përdorimi i aromave natyrale (borziloku, sherebela,rozmarina) majdanozi, të regjurat në uthull, erëza. Nuk duhet të përdoren mustardat e frutave, majoneza, etj. p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *