Sulm terrorist në Sidney, 5 persona dënohen me burg

Leda Hysa

Katër burra dhe një adoleshent janë burgosur në Australi pasi u zbulua se po planifikonin një komplot për të kryer një sulm terror në Sidney.

Komploti kishte përfshinte hedhjen në erë të një ndërtese të Policisë Federale Australiane në Sidney dhe një sulm ne një burg aty pranë.

Plani u ndalua në kohë nga policia e New South Wales (NSË).

Udhëheqësi i grupit Sulayman Khalid, u përshkrua si një “terrorist i devotshëm” dhe gjyqtari e dënoi me 22 vjet e gjashtë muaj burgim.

Në seancën gjyqësore u tha se disa nga ata që përfshiheshin në komplot kishin blerë armë dhe municion.

Tre nga të akuzuarit dhe një djalë, 17 vjeç, i cili nuk mund të emërohet , kishin pranuar komplotin për të kryer një sulm terrorist

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *