Ose bëj drejtësi, ose të vrava… pranga nënës që humbi djalin 6 vite më parë

Leda Hysa

Gjashtë vjet më parë, një çift bashkëshortësh Luftar dhe Pranvera Buzi humbën fëmijën e tyre 2 vjeçar, si pasojë e një aksidenti.

Pas hapjes dhe rimbylljes dy herë të çështjes për vdekjen e fëmijës, prokurori vendosi ta mbyllë atë por ky vendim ra në kundërshtim me kërkesën e prindërve të 2 vjeçarit.

Kur çështja u mbyll, çifti Buzi me një letër të hapur drejtuar institucioneve, kërcënonte prokurorin me vrasje.

‘Nëse nuk bëhet drejtësi vrasim prokurorin,” shkruhej në letër.

Menjëherë pas këtij kërcënimi, policia ka arrestuar Pranverën, ndërkohë që Luftari është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi në vitin 2012 në qytetin e Fierit, kur kamionçina përplasi për vdekje 2 vjeçarin Dionis Buzi teksa ky i fundit luante.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *