Berisha: Mazhoranca e re po proteston ndaj rritjes së pagave, kjo është fytyra e vërtetë e saj

redaktor

Kryeministri Sali Berisha, edhe pse mori një votë plebishitare kundër, nuk resht së bëri politikë sikur të ishte akoma në fushatë elektorale.

Pas shqetësimit të mazhorancës së re se ai nuk duhet të firmosë vendime në këtë periudhë, që mund të shkaktojnë probleme financiare në arkën e shtetit, kryeministri në detyrë ka reaguar në rrjetin social, Facebook.

Berisha thotë se mazhoranca e re po tregon fytyrën e saj duke protestuar kundër rritjes së pagave.

“Të dashur miq, protesta e rrogëlartëve në krye të PS për rritjen nga qeveria të rrogave të ulëta 11.3% është fytyra e “dhimbsur” e mazhorancës së re!!! Fali Zot se nuk dinë ç’thonë!” shkruan Berisha në FB.

Share This Article
8 Comments
  • Shoku Berisha te “lutem” na trego ndonje nga ato barsaletat e tyaja te kripura, me ate tropojancen sic e di vetem ti. Sh. Bish na keni bere nje premtim dhe Ti premtimet i mban, qe do te kaloni me not qeni kanalin e Korfuzit, do te thyesh rekordin e ndenjes ne uje dhe ate te distances qe mbahen po nga Ty. Kam nje keshille te besh kujdes nga miqte e tu Greke qe u fale detin, kur te hysh ne ujerat detare te tyre do perendia (ishahllah) mos te ngaterojne me ato te burgosurit e arratisur e te fusin ndonje koqe plumbi pas bythe. He me pac uraten, se mezi te kemi, je i Vetem nuk ka tjeter si Ty..

  • Sali bac tinzari nuk e ka kuptuar se humbi pikerisht prej marifeteve te tilla.Ai vertet kujton se ky popull i ha te gjitha brockullat qe ai leshon.Fundi yt po afrohet por uroj te jetosh gjate qe te perjetosh se ky vend mund te drejtohet ndryshe. Kur te ikesh nga kjo bote ligesite e tua nuk kete vend per ti groposur.

  • uua.ckemi ber o popull [gabuam rend qe ja plasem qurret] gjynah qe sja dham dhe nje her ktij burri te madh te kombit ton serb…do kishte ber gjera te mdha per ne ky.

  • More Sali peshku, nuk eshte qeverisja jote kjo. Ti e pate ne dore qe ta besh dhe nuk e bere. Mielli qe kerkon ta shperdorosh ti do te gatuajne per kater vite buke te tjeret. Kesaj i thone qe ta besh ate pune me veglat e te tjereve. Po ti nuk njeh ligj se e konsideron veten mbi ate, por nuk ka as edhe shtet qe ti vendosi ty veglat ne bige. Karagjoz i historise

  • Kush flet per rritje rrogash dhe pensjonesh .Nuk ka poshterim me te madh qe me ka bere kjo Qeveri me djersen tone .Ka qe nga 99 qe nuk ju njeh ish ushtarakve ate qe i dha Kushtetuesja. Rrogat i ka ngritur per perfaqsuesit me Dy gjishta dhe per ata qe jane ne familjen e tije .Jam shprehur para 3 vjetve ,para zgjedhjeve lokale kur tha se do te dyfishojme rrogat e pensjonet. Ne vitin 2000 paga ishte 13.600 ne muaj,ne 2005 147.000 mije, ne 2009 16.000 dhe ne 2011 18.600 Pra ne 11 vjete 5000 mije leke.Jo qe ka genjyer pa u skuqur por dhe propogandon se Mazhoranca e sotme nuk do te rrise rrogat.Se cdo beje Qeveria e re nje gje eshte e sigurt .Do tu mbyllet rruga abuzimeve dhe vjedhjeve te fondeve .Dorzon pushtetin me nje ekonomi te shkaterruar (Lexoni konkluzjonet e FMN per financat ) dhe merr guximin qe te akuzoje te tjeret se cdo bejne .Nje politike ekonomike ordinere pa koke e llogjike.Po do te kete mundesi te rritet mireqenja po te kthejne parat qe kane vjedhur gjate ketyre viteve ne pushtet.ketu nuk llogariten abuzimet qe bejne me tenderat dhe fluturimet e Qeverise jashte vendit pa arsye duke harxhuar miljona nga djersa e popullit.
    Nga Rama kete duam .Te ndalin doren e abuzimeve,vjedhjeve dhe te shpenzimeve pa objek.Brenda 10 vjetve Shqiperia shpeton nga varferia.
    Sali leri keto prralla dhe beje llogarite si do te perballesh me termetet qe po te vijne .

  • te qaje burri per karrige,vetem kete kemi pare turp i madh ,mjere populli yne nga kush eshte drejtuar edhe pse e shporri , prap si besohet, sikur ja ka lene njeri me tapiiiiii.keto rroga qe ti ke rritur perseri ne kurrizin tone do te bien ,se i ke lene arkat e shtetit bosh.

  • As me votë, nuk po i vë dot fre gojës dhelpra tinzare…me siguri po pret drejtësinë që ta sfidojë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *