Numri i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) që do të mbështeten për të përmirësuar kapacitetet e tyre dhe hyrjen e tyre në tregun ndërkombëtar me fondet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) gjatë vitit që vjen do të rritet ndjeshëm.
Sipas relacionit të projektbuxhetit të vitit 2018, 115 SME do të mbështeten përmes 6 fondeve që menaxhohen nga kjo AIDA: Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë, Fondin e Inovacionit , Fondin e Ekonomisë Kreative (Artizanatit), Fondin Start – up, Fondin për SME-të në zonat turistike/historike.
Në vitin 2017 AIDA mbështeti 23 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. AIDA njoftoi sot se për fitin 2017 ka përfunduar afati i aplikimit për të përfituar nga këto fonde.
Ndërkohë gjatë këtij vitit janë asistuar një numër i madh kompanish që ju përkasin sektorëve të ndryshëm si: agro-përpunimi, plastika, druri, ICT, fason tekstil, artizanat, turizëm në drejtim të promovimit të produkteve “Made in Albania”. Kjo mbështetje është dhënë nëpërmjet pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare, takime B2B, certifikimit dhe përmirësimit të produktit, etj
