Akuza të reja ndaj Hillary Clinton: “Bleu” zgjedhjet paraprake

Ornela

Ish-shefja e përkohshme e Partisë Demokratike akuzoi Hillary Clintonin se mori kontrollin e kësaj force politike në këmbim të financimeve gjatë fushatës së vitit 2016.

Donna Brazile, në librin e saj të ri shkruan se, Komiteti Kombëtar Demokratik nënshkroi një marrëveshje me ekipin e Clintonit për të shpëtuar partinë nga falimentimi financiar. Në këmbim, fushata e Clintonit do të kontrollonte financat, strategjinë dhe paratë e grumbulluara nga komiteti.

Sipas Braziles, kjo marrëveshje ishte një favorizim i qartë i Clintonit ndaj Bernie Sanders, ndërsa pretendon se Komiteti Kombëtar Demokratik duhej të ishte i paanshëm në përballjen mes tyre.

Mbështetësit e Bernie Sanders pretendojnë prej kohësh se Komiteti favorizonte Clintonin. Brazile shkruan në librin e saj se, fushata e Clintonit mbante në jetë komitetin, duke i dhënë çdo muaj parà për të paguar shpenzimet bazë.

“Marrëveshja e financimit nuk ishte e jashtëligjshme, por padyshim ishte jo etike. Nuk ishte një akt kriminal, por unë mendoj se kompromentoi integritetin e partisë”, shkruan Brazile në libër.

Kontrolli financiar i partisë nga Clinton nuk shërben si provë për manipulimin e zgjedhjeve brenda kësaj force politike në dëm të Sandersit, por dyshime ka ngritur. Debatet brenda partisë kanë nisur, e sigurisht Donald Trump nuk mund të humbasë rastin për të ndarë edhe më shumë rivalët e tij politikë.

Në “Twitter”, si zakonisht, Trump shkroi se Partia Demokratike manipuloi zgjedhjet në dëm të Sanders, një krim sipas tij që duhet të vërë në lëvizje Departamentin e Drejtësisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *