Sadija mbledh familjen… (pa Shkëlzenin)

anazapta

Ajo e mbajti fjalën. Erdhi në Shqipëri për të votuar në 23 qershor, por nuk u pa në asnjë moment në krah të bashkëshortit Shkëlzen Berisha. Shprehu vullnetin e saj nëpërmjet votës në qendrën e votimit ku kishte edhe emrin, në Farkë. Shkuarja e saj, fillikat vetëm në atë qendër votimi, sigurisht që u bë lajm, duke na vërtetuar në këtë formë se djali i Kryeministrit me të jo vetëm që janë ndarë, por ata nuk shkojnë bashkë as për të votuar. Këto kohë, duket se e kanë bërë më të ndjeshme Sadijen dhe ndoshta po mundohet të pranojë realitetin.

Ditën e djeshme, ajo ka postuar në Facebook një foto familjare, por… aty sigurisht mungon Shkëlzeni. Ajo paraqitet e vetme mes katër fëmijëve të saj, dy djemve Micki dhe Lajdonin dhe vajzave, Moradi dhe Medinën. Me këtë tregon se ajo është bërë vetë kryefamiljare dhe vazhdon jetën, siç e tha edhe disa ditë më parë, jo si një trumcak, por si një shqiponjë. Por, Sadija nuk u mjaftua me një foto ditën e djeshme, ajo shtoi edhe një album të fëmijëve të saj me mbishkrimin: “Falënderoj Zotin për katër engjëjt që më ka dhuruar”.

Në foto paraqitet Sadija me katër fëmijët e saj. ( Micki dhe Medina nga martesa e parë, dhe Lajdoni dhe Moradi nga martesa me Shkëlzenin)

 

Share This Article
8 Comments
  • tani pervec haklajve ju shtua dhe nje hasm tjeter familjes se kriminelit Berisha Se i thone nje proverbi- Perendia me pare te mer mendien pasaj hymrin.

  • djale i degjeneruem….po baba i tij,ai burri i ndershem me namuz….!!?? Zoti vonoka por nuk harroka…A harroi ai burre i paburre cka fliste per Edi Ramen…!!??

  • hec o cuna se e martuar ka qene ju fut ne krevart .Saliu ska qene dakort per martesen me te por ajo ia kishte prish mendjen si cdo cuni pa eksperience .Mos ia futni kot.Grua me dy femij do me shku me cun te ri.Rini shtremer e folni drejt.

  • Z. Sadije i ka rene halli dhe eshte kryefamiljare e 4 femijeve por perseri mbahet se paska moralin lart. Shkelzeni ne trazirat e ’97 u largua me ngut nga Shiperia per te ruajtur bythen nga tazirat qe shkaktoji i jati i tij dhe u strehua ne Suedi tek nje familje kosovare, mik i familjes se Sliut, ku njohu dhe me vone u martua me Sadijen, kjo vete ishte martuar dhe e divorcuar me 2 femije. Zeni nuk kishte rene ndonjehere ne ate placken dhe i propozoji dhe u martuan me Sadijen. E gjithe Bota per Zenin ishte vetem Sadija. I jati Sadijes ka financuar gazeten e PD per Tiranen me emerin “Tribuna Demokratike”. Mbasi i kaloji te dyzetat Zenit na i erdhi truri me shume vonese dhe vertitej nga ish bllokuku ka edhe shtepine aty gjeti ustallesha te tjera profesioniste dhe pa qe bota qenka e madhe. Mohoji Sadijen dhe femijet e la gjyshin Sali me nipa e mbesa mangut nga inventari. Po ta shikosh Zenin nga afer te jep pa asnje hezitim perfutyrim e daunit. dhe te nje njeriu si te heshtur por zhvates e te duket sikur gjinje do te beje pyetje” sa eshte pjesa ime”. Eshte bashkethemeluesi i fabrikes se vdekjes ne Gerdec.. Kur te permendet Shkelzeni Sadija do ti ja kete kaluar 100 here ujin nen rrogoz, ato qe ka vjedhur gjysmat jane per Sadijen, o cuni i babit. Toc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *