(Sipas një gazetari bodrumi të qëmotshëm, në Shqipëri është instaluar Junta Ushtarake)
Një injorant i klasit të parë,
me mendje dhe fytyrë qesharake,
ka shkruar e zeza mbi të bardhë,
se Rama instaloi juntën ushtarake!
Një injorant i klasit të parë,
dashnor i fasules dhe pilafit,
ka shkruar se shteti shqiptar,
është bërë si shteti i Kadafit!
Zvarranik i një jete të tërë,
derman nuk gjen dot i shkreti,
na thotë se Rama i ka bërë,
vehtes së vet një grusht shteti!
Kjo mëndje vërtet qesharake,
e dashuruar me vehten e vet,
si duket s’e di se juntat ushtarake,
me grushte shteti vijnë në pushtet!
Dashnorit të fasules dhe pilafit,
llogaria perfekte i del,
mbasi kur bëri grushtin e shtetit-Kadafi.
ka qënë me gradë kolonel!
Sa e bukur është kjo histori,
se injoranca ka mëndje pjellore,
sepse ushtarakët në Shqipëri,
nuk kanë as forcë minore!
Ka punuar mëndja e të shkretit,
sa gjithë strategët i ka lënë në hije,
se ky grusht i çuditshëm shteti,
është bërë me Vendim Qeverie!
Gazetarët e bodrumit s’u sosën,
dhe arritën në këtë përfundim,
meqë prefektë u vendosën,
dymbëdhjetë ushtarakë në lirim!
Ata ushtarakë janë vërtetë,
po honorifikë-o debil,
se prefekti këtu i përket,
siç i thonë:”Kontrollit Civil..”!
Sa mirë e sa mirë që të ketë,
nga këto mëndje me xhufka,
dhe shtypi ynë do të jetë,
i mbushur me bajga dhe mufka!
Po dhe qytetari dixhital,
dhe kësaj radhe mbrapa nuk mbeti,
e denoncoi këtë skandal,
si grusht të çuditshëm shteti!
A.Duka

Fjala “grusht shteti” ka te beje me atentatin qe i behet shtetit te se drejtes. Nuk ka te beje qe edi rama e paska pushtetin dhe s’ka se kujt tia marre. Faktet e fundit ku policia ka zene me presh ne dore qeverine e mafias ne tentative e siper duke mbuluar gjurmet e krimit nuk do te thote qe policia po punon mire. Kapja ishte INCIDENT, njelloj” sikur ti biesh me sepate pa dashje kater gishtave te dores; por kjo nuk do te thote se shteti po funksionon. Keshtu qe enthusiazmi juaj ne keto vjersha me duket i shtirur.
Mire e ke ti Arben, po a mund te na thuash sesi eshte kjo puna e Tahirit. Se si shume po mban ere. Si u gjenden 2 patentat e tij, se bashku me ate te gruas, te nje person qe per me se shumti transportonte edhe 860 000 euro?! Po jahti dhe skafi a jane te tijte?! A nuk po behet nje çike si shume rreth ketij ish-ministri aq te preferuar te Rames?! Pa folur ketu per Habilajt!
Shakara parlamentare ne prag te dimrit,Tanii qe dhe kafet e Eliites do tii paguaj buxhetii i fryre i shtetit te te Gjatit.Me TVSh apo pa TvSh kjo eshte ceshtja
Ju marte dreqi me ushtaraket e Enverit,corb i bene komisariatet,dhe corbe kane per te bere edhe prefektuarat,Jane Pellot e Enverit qe hanin e shuronin ne menxe,ishin jeniceret e Enver Mutit.Arben pijanecin kushedi sa here e ka deguar ne shtepi pire tap,me uniforme,qe e degradonte nga te vjellat.
Hajde ore Duke ulu e shkruaj leter,
per Taulant Ballen a per ndonje tjeter,
se ai Tahiri prap ra ne batak,
porsi ajo dhelpra qe bie ne lak,
patentat e tij dhe Euro me thes,
ju gjeten ne makine nje te riu kendes,
kerkoi prap or Duke, Balles te mbroje Tahir,
ashtu Druri i Shtrember ne byth ju futet me mire,