Tirana pëson humbjen e parë në kampionat, Dinamo thyhet nga Korabi

DITA Online

 

Ekipi i Tiranës është ndalur pas 6 fitoresh radhazi në Kategorinë e Parë. Bardheblutë të cilët bëjnë pjesë në Grupin B janë mundur sot nga skuadra e Bylisit 0-1 në “Selman Stërmasi”.

Ky takim vlente shumë pasi Bylisi ishte ndjekësi më i afërt i Tiranës dhe me 3 pikët e fituara në kryeqytet skuadra mallakastriotë shkurton diferencën me vendin e parë.

Goli që vulosi takimin u shënua në minutën e 58-të nga Zisi.

Pas 7 javësh në Kategorinë e Parë, Grupi B, Tirana renditet e para me 18-të pikë, 3 më shumë se Bylisi i vendit të dytë.

Ndërkohë në Grupin A skuadra tjetër kryeqytetase, Dinamo, është mundur me rezultatin 2-0 në transfertë kundër Korabit.

Dibranët realizuan dy herë me autor Hyseni në minutën e 20-të dhe të 54-ën.

Pas 7 ndeshjesh në Grupin A, Dinamo renditet në vendin e 7-të me 8-të pikë, ndërsa Korabi i 6-i me 11-t pikë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *