Grupi anti-Basha ka gati platformën statutore për demokratizimin e PD. Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri i ftuar në studion e Report Tv. Ai tha se propozimet synojnë decentralizimin e pushtetit në parti në mënyrë që drejtimi ekzekutiv i PD të mos jetë në dorë të një personi të vetëm.
Kulluri tha se organizimi i PD duhet të jetë njësoj si pushteti legjislativ në qeverisje, e njëjta formulë organizimi si partitë simotra të PD, Kristian Demokratët gjermanë dhe Konservatorët anglezë, arsye për të cilat Basha duhet të pranojë propozimet. “Propozimet konsistojnë në decentralizimin e pushtetit në parti dhe krjimin e një rrjeti institucionesh dhe funksionesh që do balancojnë atë që sot është një drejtim arbitrar i PD nga një person i vetëm.
Të kalojmë nga një part one man show në një parti politike serioze, ku të ketë një bllok ekzekutiv, të ngjashëm me atë legjislativ në qeverisje, të ketë një gjykatë ku njerëzit të ankohen dhe të ketë fuqinë të gjykojë sjelljen e organeve që drejtojnë partinë.
Të krijohet një balancë ku kryetari i partisë të jetë drejtuesi ekzekutiv dhe kandidati për kryeministër, por që s’mund të drejtojë edhe grupin parlamentar edhe këshillin kombëtar edhe seksionet. Vendi sot është shumë më demokratik se partitë që e ndërtojnë sistemin”, tha Kulluri.
Sa i takon paralajmërimeve të nënkryetarit të PD, Edi Paloka për nisjen e protestave, Kulluri tha se PD s’ka kapacitete për të ngritur njerëzit. “Aty ku ka pasur një akt të fortë që duhet të ishte një aksion, në 18 shkurt, përfunduan në çadër. Unë mendoj se e gjithë kjo situatë kërkon një kundërpeshë nga opozita, e cila nuk jam i sigurt se ka kapacitetin për të ngritur njerëzit në protestë dhe për të rrëzuar këtë qeveri që është e zhytur në korrupsion dhe krim“.

E ndegjoni are shqiptare, ne PD duhet nje GJYKATE qe te gjykoje krimet e Partise dhe Organet (Veglat) qe e drejtojne Partine.
Kjo pra eshte PD nje bashkim vullnetar i krimnieleve dhe hajduteve qe me patjeter duhet te gjykohen nga gjykata brenda Partise. (Gjyqe sic bente diktatori Enver ne PPSH)
Mos e beso po deshe, vetem keshtiu mund te drejtohen Shqu-pisat.
Bukur e ke thane:
“Unë mendoj se e gjithë kjo situatë kërkon një kundërpeshë nga opozita, e cila nuk jam i sigurt se ka kapacitetin për të ngritur njerëzit në protestë dhe për të rrëzuar këtë qeveri”
Deri ketu je korrekt me rrealitetin.
E dhjeve fare duke iu futur pa hak e hile politikes,nga ketu:
” që është e zhytur në korrupsion dhe krim“.
Po ti bash bilancin PD.Jo e zhytur ne korrupsion dhe krime.Po zgjebosur ne te gjitha variantet derisa ka perfundue e pa takat per ngritjen e njerezve ne proteste sic e deklaron edhe vete.PD i asht thye zverku qe me 23 qershor 2013 dhe mbas te fameshmes cader ka perfundue ne reanimacion qe nuk ka oksigjen e doktor efendi qe e con ndejun e jo ne kembe.I asht shpartallue komplet shtresa e ozonit ( O/3).dhe temperaturat ia kane zane firomen duke gulquar per jete e vdekje ne duarte e bisturise Vetting!Kjo gjendje qendron sa ia kane ndigjue zanin,vittingut.Por kur ti futet bisturia do pelcasi si zorra ne prush pa kurrefare shpetimit.
AMINE !!!