Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Shkodër gjatë mbrëmjes në lagjen Kiras.
Sipas policisë, një i ri i cili ndodhej në një lokal është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Hermes Beqiri.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
