Adem Harxhi
Na ekspozoi në kaq shumë drama njerëzore, sa na mpiu. Ajo mpiu dhimbjet tona dhe na bëri të mos ndjejmë dhimbje as për të tjerët. Ne jetojmë, tamam, si në një familje emocionalisht të shkatërruar, ku nuk njeh i pari të dytin dhe askush nuk interesohet për tjetrin. Në këtë shoqëri pa rregulla dhe plot drama, ne u mpimë që të mos ndjejmë dhimbjet e këtij tranzicioni pa fund. Ne jemi të mpirë deri në atë shkallë, sa emocionet e ditës nuk janë të afta të na “shkundin” e të ndjehemi të gjallë.
Jemi kthyer në një komb sehirxhinjsh, që shohim ngado violencë fizike dhe emocionale. Kënaqemi kur i shohim të tjerët të shqetësuar emocionalisht. Në këto vite tranzicioni, kemi moralizuar pa fund për vlerat, por në të vërtetë, jemi adiktuar deri në shok.
Kjo që sapo thashë, gjen shprehjen e saj më të spikatur në obsesionin e paparë për seksin, që vihet re në shoqërinë tonë. Seksi tërheq vëmendjen si asgjë tjetër. Ai është në kapakët e revistave, në showt televizivë, në numrin e madh të librave për seksin që botohen, në prostitucionin e rrugës dhe atë elitar. Shpërfaqja seksuale, gjithnjë në rritje, nga radiot, televizionet dhe librat, është reflektim i frustrimit që vjen nga humbja e çiltërsisë. Nuk ka më të vërteta as në politikë, as në art, as në fe, as në sport, madje, as edhe në marrëdhëniet njerëzore. Ne nuk besojmë më. Midis gjithë gënjeshtrave që na rrethojnë, kërkojmë kot diçka të vërtetë. Por nuk ka. Ashtu si seksi përmes të pavërtetave është bërë diçka themelore, edhe gjuha eksplicite seksuale, është bërë shkatërruese e gjithçkaje. Nëpër rrugët e qyteteve, me zë të lartë dëgjon, ngado, fjalët më të pista. Kjo e folme është bërë bazike, primitive dhe genuine. “Vrima”, ”i madh apo i vogël”, “orgasma”, ” a vesh ti vajzw brekw?”, e fjalë të tjera si këto, përdoren me vend e pa vend. Ato i ndesh kudo.
Ne si komb jemi vërtet të mpirë. Jemi në gjendjen e shokut psikologjik dhe shfaqim të gjitha simptomat e stresit post-traumatik. Ne jemi të dërmuar, nga që kemi humbur, njëherazi, shumë gjëra.

Ne kemi humbur besimin në të ardhmen
Ne nuk i llogarisim gjërat që më parë i llogarisnim. Ne nuk jemi të sigurtë, se po të punojmë fort gjatë gjithë jetës, do të arrijmë sigurinë financiare që duam. Ne nuk jemi të sigurtë, se po të punojmë mirë nuk do të flakemi nga vendi i punës në këtë ekonomi të amullt. Ne nuk jemi të sigurtë se edhe pasi të shkollohemi mirë, do ta gjejmë dot një vend pune. Ne nuk jemi të sigurtë se do të shpërblehemi, po qe se lozim sipas rregullave. Ne kemi humbur vetveten, që ishte gjithçka që të rinjtë shpresonin. Shumica nga ne, nuk besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja. Ne nuk besojmë se fëmijët tanë do të jenë më mirë nga ç’jemi ne. Ne nuk besojmë se konditat sociale do të përmirësohen, madje, besojmë se do të keqësohen. Edhe më idealistët nga ne, tani, janë stepur dhe nuk kanë më shpresë. Ata që gjejnë mundësitë largohen nga vendi, ata janë mjekë, inxhinierë, artiste dhe ata janë me qindra mijëra. Ata ikin sepse e ndjejnë, që njeriu i ndershëm nuk i reziston dot korrupsionit, krimit, drogës, papunësisë dhe joshjes drejt së keqes, në Shqipërinë tonë të vogël.
Ne kemi humbur sigurinë
Njerëzit, nga frika që të mos bëhen pjesë e statistikave të krimit, nuk ndjehen të sigurtë të dalin jashtë natën. Kjo frikë nuk është vetëm në qytetet kryesore, por edhe në zonat rurale. Ne kemi frikë se na rrëmbejnë makinën. Beqarët kanë frikë të bëjnë seks nga frika se mos mashtrohen dhe u ngec “dashnorja” në derë. Nuk ndjehemi të sigurtë të dërgojmë fëmijët në shkollë, nga frika se mund të qëllohen me plumba, se mund të abuzohen, ose të jenë objekt për akte të tjera violence. Ne nuk ndjehemi të sigurtë t’i çojmë fëmijët në çerdhe sepse do t’i ngacmojnë seksualisht. Ne nuk ndjehemi të sigurtë t’i lëmë fëmijët të lozin me biçikleta e të shkojnë tek ndonjë shok, sepse mund t’i rrëmbejnë. Ne, madje, nuk ndjehemi të sigurtë as në shtëpitë tona.
Ne kemi humbur lirinë
Nga që humbëm sigurinë, ne humbën mënyrën për të shpëtuar nga stresi dhe ankthi i jetës së përditshme. Dihet, se për t’u çliruar nga tensioni i jetës së përditshme dhe për të gëzuar jetën për një ose dy orë, është mirë që të shëtisësh natën jashtë, të ngasësh makinën, të bësh seks i sigurtë dhe të sigurtë. Por, tani, edhe këto aktivitete janë bërë të rrezikshme dhe na duhet të mendojmë mirë, përpara se t’i kryejmë. Ne ndjehemi të kapur. Ne jemi të burgosur në shtëpitë tona.
Kemi humbur privacinë psikike
Kufitë e vjetër që ndanin jetët tona nga bota jashtë nesh, tani, janë të sulmuara. Teknologjia e satelitëve, vërtet, ka bërë shumë të mira, por ajo na ka ekspozuar në të gjitha tragjeditë dhe turbullirat e këtij fshati të vogël global. Është e vështirë të “mos dëgjosh e të mos shikosh”, çfarë ndodh rreth nesh edhe kur nuk e duam këtë. Dhe fraza, “mua nuk më gjejnw dot të këqiat”, është zhdukur nga fjalori ynë, për sa kohë që celularët dhe interneti na gjen kudo që të jemi futur.
Kemi humbur distancën mbrojtëse nga “armiku”
Që nga kohët që s’mbahen mend, ne e kemi ditur kush kanë qenë armiqtë tanë. Ata kanë qenë të ndryshëm në kohë të ndryshme. Herë kanë qenë turqit, herë grekët, herë gjermanët, italianët, Amerikanët, rusët, serbët e tj. Por.., këto vende dhe këta popuj ishin larg, gjithnjë larg nesh. Me mbarimin e luftës së ftohtë, me rënien e komunizmit dhe me vendosjen e kësaj lloj demokracie, këta armiq të largët nuk janë më armiq për ne, shumë prej tyre janë miqtë tanë. Tani, rreziku për shtëpinë tonë, për pasurinë dhe për familjen tonë nuk na vjen nga jashtë kufijve, por nga brenda. Personi me armë që na kërcënon, nuk është diku nëpër botë, ai është këtu, ai është burri që vret gruan me sqepar kokës, ose e flak atë nga dritaria. Është djali që vret nënën dhe babanë. Është babai që vret ose përdhunon vajzën e tij. Ështw fqinji ynë. Armiku është njëri nga ne.
Ne u vramë fëmijve fëmijërinë
Në këto kohë sfidash, kur ne të rriturit tregojmë shenja të ankthit dhe dëshpërimit në nivelin më të lartë, dhëntë “Zoti”, të na shpëtojnë fëmijët, që janë duke u rritur shpejt, por, gjithashtu, të frikësuar. Kur isha nxënës në shkollë shqetësimi im më i madh ishte nëse do më zgjidhnin në skuadrën e futbollit të klasës, ose a do të më merrnin shokët në shoqërinë dhe festat e tyre. Ndërsa, tani, fëmijët kanë frikë mos i vrasin. Gjashtë vjeçarët e sotëm shikojnë se si i vrasin dhe i dhunojnë fëmijët e moshës së tyre. Nxënësit më të rritur kalojnë në detektorët metalikë, se mos njëri prej tyre mban ndonjë armë. Nëpër kompeticionet televizive, midis të tjerave, fëmijëve u shkon mendja, që ashtu si edhe prindërit, të korruptojnë juritë. Fëmijëria nuk është më ajo që duhet të ishte, ajo ka humbur pafajësinë dhe në këtë mënyrë, ajo nuk është më fëmijëri.
Fëmijët dhe nipërit tanë e dinë se çfarë ndodh tek ne. Ata mund të jenë edhe më të ndershëm nga ne të rriturit, kur bëhet fjalë për ndjenjat. Në një anketim botëror, me fëmijë të moshës dhjetë deri në shtatëmbëdhjetë vjeç, të zgjedhur nga të gjitha nivelet ekonomike, rezultoi:
56% i tremben violencës nga një anëtar tjetër i familjes.
53% i tremben faktit se një i rritur i familjes do të humbasë punën
61% shqetësohen se nuk do të jenë të aftë të gjejnë një punë kur do të rriten.
Vetëm një e treta e tyre tha se, ata do të jenë financiarisht më të suksesshëm se prindërit.
47% tremben se nuk do të kenë shtëpi.
49% shqetësohen se nuk do të kenë mjaft para.
Vetëm 31% e tyre në qytete dhe 47% në zonat rurale, ndjehen të sigurtë gjatë natës.
Njëri në gjashtë prej tyre, ka parë ose ka njohur dikë që e kanë vrarë.
Nuk kam parë statistikë si kjo në Shqipëri, ndonëse, sociologë e psikologë, inondojnë e aktrojnë vazhdimisht nëpër ekranet vezullues. Pas këtyre statistikave ulëritëse, unë pyes: A është kjo fëmijëri?
Të gjitha këto që thashë janë në vetvete humbje të mëdha dhe të gjitha të marra bashkë, na kanë shkatërruar psikologjikisht. Si të gjitha humbjet, edhe këto, na kanë shkaktuar emocione negative të forta, siç janë ndjenja e zemërimit dhe e pafuqisë.
Ne jemi të egërsuar, sepse jemi të tej stimuluar.
Ne jemi të egërsuar, sepse pritnim që gjërat të ishin më mirë dhe ato u bënë më keq.
Ne jemi të egërsuar, sepse punuam fort që t’i bënim gjërat mirë dhe dikush i ndryshoi rregullat pa na pyetur fare.
Ne jemi të egërsuar, sepse ndjehemi të pafuqishëm të mbrojmë veten dhe ata që i duam nga rreziqet.
Kjo është kohë krizash dhe siç ndodh në këto kohë, ata që dëmtohen të parët janë elementët më të dobët të shoqërisë. Epidemia e dhunës, është shprehje e dobësisë së atyre që janë të pafuqishëm të fillojnë një mënyrë të re jetese, ndërsa, aktet violente rastësore ndodhin nga tërbimi i atyre që i kryejnë këto krime. Të gjithë jemi viktima të kohës, por disa nga ne, ata që kjo kohë i zuri në disavantazh, pa dyshim, do të zhyten më shpejt dhe më thellë se të tjerët.
Dr. Adem Harxhi, New York

O doktori i seksit nga Nju Jorku:
FRIKA ME E MADHE TEK SHQYPTARET ESHTE SE MOS KTHEHET KOHA E QEPES E PARTISE SE PUNES DHE PEDERASTI GJAKATAR ENVER HOXHA
Kur seksin me dashnoren apo gruan e beje vetem me lejen e sekretarit te Partise, por me kushtin kur me pare ta kishte palluar Sigurimsi i Lagjes, ndryshe shpalleshe ARMIK i popullit dhe shkoje ne te semes per dhjam qeni.
prandaj:
Mos shkruaj brockulla ne gazeten DITA per demokracine albaneze qe la pas Enveri me Nexhmijen qe sot eshte transformuar ne Rilindje te banditeve komuniste me pushtet, te cilet jo vetem qe e mbuluan Vatanin me droge dhe kanabis nga paaftesia per te organizuar Prodhimin Kombetar te mirefillte dhe te ndershem, por perkundrazi dekorojne xhelatet e Enverit me medalje trimerie si askund ne Bote dhe mbajne Piramiden Famkeqe te Pederastit te Gjyles ne mes te Tiranes si per te treguar se “pederastia” komuniste eshte akoma gjalle “LIVE” ne trojet tona.
o (ar)mik INTELEKTUAL
mos ma prek DOKTORIN !!!
mos ma prek Doktorin dhe pikerisht pse eshte doktor “seksi” , jo vetem qe gishtin tend aq lehtesisht akuzator ( kam frike nganjeher se je ber thjesht si ajo koha qe aq keq te paragjykoi) nuk duhet ta ngresh kunder tij ,por duhet te kerkojme te shpallet Krenari Kombetare , por duhet qe te detyrojme kete (palo) shtyp qe kemi ta publikoje perdite nga nje artikull te tille .
duhet te krenohet ky popull medioker e mes tyre dhe “armiqte” qe me se fundi kane nje “doktor seksi ”
per 70 vjet prodhuat vetem te akuzuar dhe akuzues te biografise ……
1- nuk kane sesi shqYptaret te kene frike per kthimin e nje diçkaje qe kurre nuk ka ikur ,dhe ndjese i Nderuar po ketu fajin e ke (dhe) ti ,jo “doktori i seksit”
po po , fajin e ke (dhe) ti se ju dolet nga burgjet dhe hymnizuat nje komunist (dhe sot ate beni )
dhe sa per artikullin , eshte nje PLAGE , eshte nje plage boterore , por bota ndoshta dhe do ja dale ,
ti diskuton ende kohen e qepes , po bota eshte ne homogjenizimin e turli rracash (globalizim)
si dhe te kam thene , ju jeni ende te lufta e kllasave , bota po ben “luften e yjeve”
bota do ja dale e do mbijetoje , po ti , une , femijet tane
çfare do thone ?? a do jene me shqiptare ??
ku po shkojn(m)e ??
nejse , eshte shume e thjesht te ngresh gishtin , por kjo nuk zgjidh problemin , nuk e sheron plagen
” When all are guilty ,no one is ;confessions of collective , guilt are the best possible safeguard against the discovery of culprits ,
and the very magnitude of the crime the best excuse for doing nothing “Arendt
Gjithe te mirat i Nderuar
( e mos me shaj dhe mua per “seksin” sepse nuk eshte nje krim 😛
i nerumi Intelektual Ballist Tajvani ,
dhe e perdala e deklasuar Mjellma e zeze .
Ky eshte sistemi Juaj , ai qe predikoni nga
menyra e pageses .
Arsyeja , juaj reshket tek bota e Kesteve ,
Te hipnotizuar nga Bota e Kapitalizmit ,
qe nderin ju a Ka çuar si brekte ne fund te kembeve .
Se kumandar Nastradini – dhe Sorra e zeze ,
do te ishin MeljarDERRA , ME INTERESA TE MEDHA ne fudhen e Finances , atehere diskutimi mbyllet KETU .
Por neqoftese ” Aga ” bythegrisuri Nastradin
DHE e Deklasuara e bytheve me tanga te Lirise demokratike nuk jane Kapitaliste te medhenje ,
Atehere une po ju them se Borxhi Publik ,
eshte nje problem fallso .
Jo me kot ENVERI , borxhin e nxorri te jashtLIGJDHEM .
Ku eshte ndryshimi i bankes Rnveriste ,
nga banka Kapitaliste ?
[ Tek kestet e Kumandar Intelektualit ]
Keni 27 vite qe rrotulloheni si Pordha neper breke ,
Dhe nuk po e rregullaoni dot shqiperine .
Ne kohen e Enverit kishim ::
Nje pune te garantuar per te gjithe ,
SHENDETESINE falas .
Arsimin FALAS ,
Strehimin falas ,
Sovranitetin e Shqiperise te garantuar .
Ushqimet bio ,
Sigurine e jetes ,
por mbi te gjitha , Dashurine e vellazerise eshoqerise ,.
Sot kapitalizmi na kerkon Shtetas pa KOMBESI .
Kumandari intelektual dhe Sorrat Black
kane 27 vite qe thone ::
Te hame ne , pa borxhet le ti lajne femijet tane .
per ty “idiot i dobishem” alias proletari
mos u ofendo nga percaktimi , sepse eshte vete baba juaj Lenini qe ju quante keshtu .
o shok proletar , xhaxhi Endhjeri e quajti te jashteligjshem borxhin , po ama ju ngelet pa ngrene , moret anijet teneqera dhe çate bllokaden rivisioniste me fanellaten e Beratit veshur 😛
dhe sidoqofte borxhet i paguat , dhe ato qe quajti te jashtligjshme ai analfabeti pa shkolle
o shok prolletar
po pse mar shok e late ate sistem ?? aman mar shok , me thuaj sa kushton bunkeri se do ta blej une , dhe preshin do ta dergoje veresie , kurse pllanin e grurit qe te hash miser realizoje vete
po ik mar shok , jeto si te duash , sistemi im te lejon te futesh andej nga ke dale , dmth nga bunkeri ,
ne nuk i vrasim ata ndryshe , si bete ju 50 vjet
ec mor kavje enveriste , jeto si te duash
madje do te rrefej diçka, dhe une , para se te vdes do behem komuniste , qe kur te vdes do jete nje komunist me pak !!!
Mjellme e Zeze demokratike .
Te beheshe komuniste nuk ishte e Thjeshte .
KISHTE 10 pika qe duhej te perbenin karaktrin shpirteror ,
qe as Prifti e hoxha nuk i kane .
Dhe ti keto i di mire .
Nuk Ofendohem kurre nga Ty e Kumandar Intelektuali .
Ty te ka Ofenduar ” Zoti ” ,
une ndjej Vetem keqardhje per ju ……….
Tani soorree Ki kujdes ,
merre Nastradinin jepi nje kafe ,
dhe Hapi gavot e mba VESHE .
Per Borxhin besoj se e kupton ,
por Truri Yt ballist kapitalist nuk e metabolizon dot .
Tani do te beje nje ushtrim te klases se trete
Fillore , te te heq Fobine psikopatike europiane te INFLACIONIT .
[ SOT o Pate sorre jemi ne deflacion ]
TE supozojme nje shoqeri , ku nje person i pasur jeton me 100 monedha ,
dhe 10 persona te varfer jetojne me 10 monedha .
Pra baza monetare eshte 110 monedha gjithsej .
Ne kete kontekst , supozojme se nje veze kushton
dy mondg
i pasurit mund te blejne 50 veze ,
kurse te varferit nuk munde te blejne as nje veze [ sepse nga 1 monedhe kane ]
tE VAZHDOJE ? merre fryme , pi pak uje ,
Futi nje shpulle mbas koke Kumandarit ,
dhe Vazhdojme …
Tani te supozojme se Kapitalistet Financiar vendosin te japin nga 2 monedha per te gjithe .
i PASURI nga 100 i behen 102 monedha ,
kurse te varferit nga 1 i behen 3 monedha .
Baza Monetare u rrit me 132 % ose
me 20% INFLACION ,
KU veza do te kushtoje 2,4 leka .
Tani ti soree dhe Nastradini edhe PLEBENJTE
DO TE kene mundesi te hani nje veze ,
Kurse te Pasurit tani nuk do te hane me 50 veze , Por 42,5 veze duke humbur fuqine blerese .
Ne kete menyre kemi shperndare , Vezet pa u dertyruar te peguajme taksa .
Tani moj Mjellma Katrane po te pyes ?
Pse njerzit e Pasur i shpallin lufte inflacionit ?
Ata na thone se e bejne per te na mbrojtur ,
Por saktesisht ke mbrojne ? 1% …..
Disa dite me pare Presidenti Mario Draghi deklaroj :
1– QELLIMI YNE eshte te ule papunesine e tmerrshme tek te rinjte e cila ne Itali ka arritur 42%[ per katastrofen e GerQise te le ty ta komentosh ]
2–QELLIMI YNE ESHTE TE rINISE KERKESAT E AGREGATIT DHE tregut europian te brendeshem .
3– Objektivi yne eshte per nje norme interesi
me pak se 2% .
Cili eshte Objektivi kryesor ?
a eshte fuqia blerse e Borgjesise Neoliberale
me e Rendesishme se jetet e Plebenjeve te uritur Kok PALAR
Or proletar analfabeti ;;;; ME PUNEN QE BENE PRINDERIT E MIJ ME ENVERIN ..40 VJET NENA DHE BABBAI 40 VJET GJITHASHTU ..NE FRANCE DO TE KISHIN VILEN ME PISHNE ME 2 VETURA 100 MIJE DOLLARE NE BANKE DHE FEMIJET DO TA KISHIN PLOT FRIGON CDO JAVE .. POR ME ENVERIN NENAT TONA U CONIN NE 4 TE MENGJEZIT PER NJE SHISHE QUEMESHTI JO E JOTJA SE ISHTE SPIUNE DHE JA BININ ME ZIZA NE SHTEPI NDOSHTA ..POR POPULLI EDHE USHQIMET I MERRTE ME TULLONA SI NE SHEKULIN E 13 PRANDAJ MOS RREJ SE SI HAN ME POPULLI …DHE KJO DEMOKRACIE SOT ..??? NUK ESHTE DEMOKRACCIE POR KURRUPSION… SEPSE ENVERI MBOLLI FAREN E KEQE …RAMEN BERISHEN BASHEN NANON… TE GJITHE KETO JANE SPIUNAT E ENVERIT JANE RRENJE BOLSHEVIKE ..DHE CMUN TE PRESESH GJERA POZITIVE ME FAREN E STALI NIT …. E KEQJA DUEHT HEQUR ME RRENJE … PRANDAJ MOS JA FUSNI KOT .. ARSIMIN FALAS ..HA HA HA HA A E DINI JU MORE COBAN SE NE KAPITALIZEM MIRE QE ESHTE FALAS ..POR FAMILJET MARRIN NDIHMA SOCIALE CDO SHTATOR PE FEMIJET KA NGA 200 EUROS PER TE BLERE FLETORE DHE LIBRA …I KISHTE KETO ENVERI ????? DHE PER FAMILJET ME ME 2DHE ME SHUME FEMIJE KANE LEKE PER TE HONGER DHE JETUAR .. NGA 150 DOLLARE PER FEMIJE NE MUAJ I JEPTE ENVERI KETO DOLARE PER FEMIET ???????JO KURRE ENVERI I CONTE DOLLARET NE SVICER PER RRACEN E VET ..DHE POPULLI ME BUKE TE ZEZE ME DJATHE …. BOLSHEVIKET JANE BAJGA E DEMOKRACISE ..JANE SHURRA E KAPITALIZMIT ….
O Eliot byth shpuari!
Po he cfare pret tani qe ke sistemin tend?
Perdore gruan,motren,vajzen dhe bythen tende,futi ne punbe me tre turne dhe nxirr pare me shumice dhe nderto jo nje viloe,por dhjete vila!
Sot nuk ka vlere puna me djersen e ballit,por me djersen e vrimes!
Hidhu Eliot,cfare pret me se na cave trapin!
Eliot , kenke Kungull
I keni dhene dhe ju nje dore kesaj gjendjeNe nje kohe qe shoqeria shqiptare kishte dhe ka probleme te egzistences se saj ju’ terhiqnit’ vemendjen ne probleme te ‘rendesishme’ duke bere qe te harrohen problemet’ me pak te rendesishme’ Me dashje apo pa dashje eshte ne doren tuaj ta vleresosh
Tamam ashtu sic thua ti eshte,duam apo nuk duam,luftuam ose u ngritem per nje jete dhe nje ndryshim dhe e hengrem si breshka tek nallbani.
Dhjerokracia shqiptare alla berishiane komuniste solli shkatrrimin,jo lirin por perdhunimin e liris nga hajdut imoral te pa skrupull nga politikan mashtrus komunist qe vetquhen demokrat qe vetem shajne soc per tu dukur se jane antikomunist.
Keta mashtrus flasin kunder varferis komuniste dhe pranojne se varferia e tanishme eshte ulur kembekryq,flasin per luften e klasave kur ajo eshte ashpersuar me shume sa eshte prishur vllai me vllan ,ku vritet vllai me vllan per partite dhe per pronat.
na solli drogen,prostitucionin dhe percarjen e sa esa gjera te keqija.
Rrezuam nje bllok dhe ca bllokmen se hanin mish pa tallon dhe pinin kafe,dhe na erdhen ca bllokmen qe e kane mbushur vendin me vila personale me paret e vjedhura.
rrezuam nje enver dhe sollem nje sali me te poshter se enveri ne te gjitha drejtimet dhe romani vazhdon sa mund te shkruash gjithe diten…..
Ky është një artikull apo më mirë një analizë që i tejkalon caqet e një denoncimi të thjeshtë të situatës moderniste.
Materiali i z.Harxhi prek gjithë filozofinë e zhvillimit njerëzor që ka hyrë në sistemin e demokracisë dhe zhvillimit intensiv teknik e teknologjik me pasoja shumë planëshe prej të cilave autori ka stigmatizuar anët negative të saj dhe pasojat tek shoqëria njerëzore.
Ky është një zhvillim global dhe besoj se është objekt i filozofisë si edhe i politikanëve të kësaj bote.
Të gjitha ato që trajton me thellësi dhe kjartësi zoti Harxhi qëndrojnë dhe kanë prekur filozofinë egzistenciale të cilitdo qytetar të kësaj bote i cili po udhëton në historinë e vet mes të mirave dhe lirisë që arrin shoqëria në zhvillim, dhe faktorëve shoqërues negativë potencialë të cilët kanosin lirinë e individit e shoqërisë paralelisht me arrijtjet.
Janë faktorë shoqërues të zhvillimeve demokratike,shoqerore,teknike, shkencore e teknologjike të pa evitushme si dy anë të fenomenit apo janë faktorë të përkohshëm këjo është punë e filozofise dhe filozofëve, por, që ne jemi të trëmbur nga këto fenomene,këjo është evidente dhe z.Harxhi me shumë mëndjemprehtësi i afishon këto dukuri.
duhen vepra
nuk degjon me njeri me fjale
politikanet ne shqiperi duhen nisur te pesojne publikisht ndeshkime qe nuk ua ka mare mendja
se edhe hajdut e vrases edhe te ecesh rruges me koken lart nuk shkon me kjo histori
Nuk ka gjasa qe intelektuali te jete kopili yt duke gjykuar nga vitet e shumta qe na ndajne, por ka shume gjasa qe ti te jesh nje kopil i Fecor Shehut qe i bente kur pallonte femrat e ARMIQVE te Kllases me urdher nga Partia e Punes dhe me pas i hidhte ne rruge tek Shtepia e Femijes. Kohet e fundit kemi degjuar dhe kemi shikuar shume raste denoncimesh per seksin e Fecorit dhe te Sigurimit te Enverit,
prandaj:
Degjo intelektualin dhe bej testin DNK qe te mesosh per prejardhjen e races tende te poshter enveriste te kryqezuar me ARMIQTE e Kllases sipas seksit qe nuk mesohej nga udhezimet e doktor Harxhit, por me urdher nga Partia e Punes.
e çuditçme intelektual ,e çuditçme me kete intelektualizmin e Gomarizimit te trurit tend Demokratik , nen Kurat e Kesteve .
Po motrat tek semafori Feçori i nxori ?
Po yLLI PANGO i mbertheckave , apo eshte
dhunim demokratik ?
Po papunesia , dhe lenia pa buk eshte Liri demokratike ?
Po DNK jote , mos eshte prejardhje Gerkserbe ,
si miqte e Zogjit te Pare ?
Apo si ajo e Sad toptanit ?
Ti nuk e ke mesuar akoma qe Ylli Pango ishte spiun i Sigurimit te Shtetit?
NJASHTU SIC KANE QENE TE GJITHE USHTARET E SALI VARKARIT TE ENVERIT?
Intelektual sa te jeni gjall ju kermat , ky popull do te vuaj ,
O Intelektual; Ne kohen e Enverit une nuk i merrja leje Partise per te bere seks si thua ti…. Kam frike se edhe ti do jesh dobici im.
Bravo, Doktor nje analize e sakte, e shkerdhatokracisé, Shqiptare. sì heq, as nje pike, as nje presje shkrimit tend, Doktor Harxhi. Ne jemi nje popull, i coroditur, i lodhur, tradhtuar nga politikanet, e postkomunizmit.ku kresori eshte berishovici, me nanon, like defter floririn, lulush hollandez 230miljon eurot. mohana e lsi, e shume te tjere, si nga PDja, dhe nga PSja. sipas kokes, ne kemi vene, dhe festen.cdo popull, meriton qeveritaret qe ka. Thoshte nje politikan i huaj.
Thuhet se filozofikisht bota antike ishte shume me e lire sesa sot, por qe kufizuar liria e individit, duke qene se te shumtet ktheheshin ne skllever. Ndersa ne epoken tone postmoderne liria de jure e individit eshte pothuaj e pakufizuar, veçse eshte shtrenguar shume bota qe e rrethon. Njeren prej arsyeve te medha, Marksi e gjente tek prona private. Pastaj tek ideologjia konsumiste. Liria e Tregut dhe nxitja e konsumit ne dukje theksohen si tregues te demokracise, ku te gjithe kane akses te prodhojne e te shesin, e po ashtu edhe te konsumojne. Mirepo paradoksalisht per te njejtat shkaqe bota sot eshte me e pasigurte dhe me delikate ndaj fenomeneve te reja qe po shfaqen. Jo çdo gje vjen rastesisht dhe jo rastesisht shfaqen periodikisht probleme te medha sociale qe kane lidhje me papunesine, krizat ekonomike, spekulacionin dhe pamundesine e shtetit/rendit social-ekonomik per te siguruar kushtet themelore te jeteses. Pothuaj u be gjysme shekulli kur ne fjalorin e Hollywood-it kudo shqiptohej slogani”Seksi shet”. Ne filmat me çfaredolloj problematike nevojitej nje femer e bukur, diku duke nxjerre si rastesisht vendet delikate, diku me puthje e rendom keto 30 vitet e fundit me skena erotike,e sidomos nga “Basic instinct” e ketej. Tjeter ishte edukimi seksual qe sugjeronte Bertrand Russell dhe tjeter industria e seksit qe sugjeron tregu ne emer te lirise se individit. Pastaj, kjo eshte nje prej faktoreve te ketij depresioni te pergjithshem, ku ne fakt nuk jane veç vendet e varfra, por edhe te pasurat. Ne Indi flitet per mijera bujq qe vetevriten per depresion ne lidhje me prodhimin dhe borxhet. Ne Perendim flitet per depresion social, ku humbja e punes dhe pamundesia e mbajtjes se nje statusi social te qendrueshem i shtyn njerezit drejt alkoolit dhe drogave. Ne vendet e varfra kuptohet se varferia i shtyn drejt degjenerimit material e shpirteror. Per studjuesit flitet me shpesh se shoqeria po shkon drejt nje regresi te paevitueshem, nese nuk ndodh ndonje mrekulli, sikunder thoshte Niçe, qe Njeriu eshte nje ure drejt mbinjeriut. Ka nje zgjidhje te vetme, mesa duket, siç thote Nastradini i tajvanit me lart. Te mos kthehet Enveri dhe te ndaloje me ligj kete sukses te papare te rrumpallise, ku ha qeni te zotin dhe i zoti qenin.
bukur ke shkrojtur gjerman .
jo si dy komentuesit e pare , qe shkruajne
per hesap te bythes te tyre ,
duke mos pare Krimet e demokracise .
qe jane 100 here me shume se ato te diktatures.
Jemi popull qe nuk pyesim per humbje.Kem i sifat qe i kerkojme humbjet e kohes me humbje kohet.
Jemi pozitiv,pse!
Ngushllojme njeri tjetrin dhe i japim force mbijetese cdo nevojtarit humbes.
Por ama kemi fituar enciklopedin e fameshme “SEX” kjo mrekulli botenore qe e ka mbijetesen me kusht fiziollogjik na jep kurrajo dhe fal profesionit tuaj i madhi Dr. Adem Harxhi, New York / [email protected] sepse i keni vue vetes detyre per ti ba te ditun te dy palve kryqezuse(kopulimin) per krijimtari trashigimiet teknologjin e stileve duke filluar cdo here me paralojen ku kryesore fillohet me gojen dersa perfundon stile mbas stilesh ne gropen e burimit te ujit termal ku gjindet dera e hyrjeve te puntorise dhe daljeve te krijimtarise 9 mujorshe te njeriut te njerezimit.Kjo dhe vetem kjo asht kenaqesia e njeriut nga lindja deri ne vdekje.Per te cilen nuk duhet te bahemi pishman per humbjet kur kemi fituar dituri dhe tekonoligjn e qefit te mbi qefit fal vullnetit dhe pasionit tuaj dhan te rinjeve te pa mesuar per kete sebep “cudiberes” ku e shtrojne dhe kafshet e flores e te faunes por dhe te flores botanike.Pra i gjithe rruzulli kete veprim kryen pavarsisht te shkolluem e te pashkolluem deri ne nivel kafsherore..
Pyetje e bukur kjo – C’na solli “Demokracia”? Por nuk e kuptoi pse eshte ne thojza. Eshte Demokracia alla-shqiptarce, ashtu si ishte alla-shqiptarce edhe monarkia apo alla-shqiptar komunizmi ketu. Ne e kemi kete gje si popull, i japim variantin tone alla-shqiptar c’do sistemi. Dhe qahemi pastaj per sistemet. Jemi ne si popull per te qare hallin. Popull qe kurre, asnjehere nuk ka ditur te ngreje nje Shtet Normal. Gjithmone sistemeve i jep marke alla-shqiptare duke u bere —
1 – Monarkia e vetme ne bote ky mbreti u zgjodh me …vendim Parlamenti (!)
2 – Komunizmi me gjakatar se kudo ne Europe ku vellai spiunonte vellain.
3 – Demokraci me vullnet te pinjollit te Enverit, Ramiz Alise ku ka 27 vjet qe qeverisemi nga Kryeministra te dale nga ai Dhjetor i mallkuar ’90 i inskenuar prej tij.
Nuk ja kane fajin Sistemet politike ketij populli. Fajin e ka vete ky popull qe nuk eshte Shtetformues (e thene me hidherim).
Demokracia me ose pa thojza, e ka sjelle nje te mire. Ka hapur syte gjithkujt per te kuptuar sa prapa jemi si popull nga popujt e tjere ne ndertimin e nje Shteti normal.
Qitetar ? apo fshatar ………
Ku po e shkarkon fajin ?
Sa me shume kohe kalon , aq me e qarte kuptojme
se po jetojme ne diktature .
Atehere ” Qitetar ” sot po jetojme ne diktature
PSE ?
1– Ky tip diktature eshte Oligarki .
Ne realitet te gjitha diktaturat jane Oligarkike ,
çdo diktator ka rreth tij persona qe vendosin bashke me te .
2—Ky tip diktature eshte e Tipit Ekonomik- Financiar ,
hera e pare qe shikohet ne Histori ,gje qe e bene te veshtire qe te Identifikohet nga personat
me ”’ Intelekt ballist tajvani ”’.
3— Si çdo diktature ka Ideologjine e saj ,
qe bazohet tek mendimi i Ekonomistit austriak
August von Hayek , mik i diktatorit Pinoçet .
4– Liria qe i jep Liri Tregut te dale mbi shtetin ,ku KONKURENCA behet me e rendesishme se BASHKEPUNIMI ,
Darvinizem i shoqerise , ku vetem me i forti Mbijeton .
5— Emblema kryesore e kesj diktature eshte
Barazimi i Bilancit ,
dhe eshte vetem ky model per te ndjekur .[ nuk lejohet tjeter ]
6 — Hayek urrente Demokracine .
Sipas Hayek , eshte me mire nje diktator liberal
se sa nje demokraci Liberale .
7 Per Musolinin per te patur nje demokraci te vertet duhej ne fillim diktatura ,
nje lloje si thishte Marksi _:
” nepermjet diktatures se proletariatit e ardhur nga revolucioni arrihekj demokracia e vertet ”
8–Te gjitha Diktaturat premtojne Demokraci ,
Eshte budallallik ti kerkosh te ”’ fuqishmeve ”
te reformojne ” Fuqine e tyre ”’
9 — Edhe per Hayek , per te arritur
”” shoqerine e lire ”” duhet nje forme diktature ,
Tek manifesti i Ventotene qe konsiderohet dokumenti kryesor i Lindjes se BASHKIMIT e EUROPIAN
Flitet qartesisht per nje diktature te nevojshme qe do te sjelle
demokracine e vertet .
10 — UE eshte nje tjeter Diktature qe shtyp popujt .
A eshte e lire ? Pa dyshim .
Po çfare eshte lirija , pa DREJTESINE e SHOQERISE ?
Ashtu si thoshte Pertini
” Nje njeri i lire por i varfer , eshte i Lire te VDESE urie ”’
EU , po shkaterion pasurite e popujve te europes , dhe po e koncentron pasurine ne duar te pake personave ,
Pra ne duar te pak fevzinjeve qe jane miq te
burokrateve qe na qeverisin,
Ku blidhen shpesh ne klubin e Bidelbergut e komisionit Trilateral .
Komplimenti gjermano , si gjithm,one komentet
e tua jane te goditura ,
dhe jo si ato te Kumandarit Nastradin ,
qe udhehiqet nga Ideja qe ::
”ME mire i pasur , se sa i varfer ”
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
…Ballist i lodhur, nuk po e kerkoj fajin. E kam thene shqip fare, se faji eshte ne mangesine tone si popull ne Shtetformimin normal. Nuk eshte faji im qe ti nuk me ke kuptuar. (Nuk fyhem se me etiketon “Qitetar”, me siguri ke sindromen e urrejtjes se fshatarit per qytetaret)
ky eshte realiteti
Nuk mund te fajesohet “Demokracia” nese rregullat e saj aplikohen me hilera njerezore. Ashtu sic nuk mund te fajesohen ata qe punojne ne perparimin e shkences, artit, kultures e perparimit ne cdo fushe nese keto arritje perdoren per qellime te mbrapshta. Perndryshe nuk kuptohet se perse “Demokracia” ne disa vende funksionon e ne disa te tjera jo. Megjithate me mire nje demokraci me difekte se nje diktature e eger cnjerezore.
PERSHENDETJE DOKTOR ! JU NUK E DINI ,POR PO JU THEM SE JENI NJE OPINIONIST DHE ANALIST I SHKELQYER AQ SA JENI EDHE NJE DOKTOR HUMAN NE LARTESI PROFESIONALE TE LAKMUESHME, A KA TE TJERE SI JU? PATJETER. KU ESHTE NDRYSHIMI? NRYSHIMI ESHTE SE JU E SHIHNI DHE E THONI TE VERTETEN ASHTU SIQ ESHTE. NE ATO FAKTET E TUA SHTO EDHE ” KAZANIN MEDIATI” ,NJE PREJ MENDIMEVE TE PAKTA POR TE SAKTA TE KRYEMINISTRIT. E KA BERE CORBE TRURIN E PUBLIKUT NJE FENOMEN I TILLE. DERI KUR KESHTU MA ?
Nuk po komentoj qe te mos demtoj vleren dhe vertetesine e shkrimin. Ky eshte nje shembull qe intelektualet e vertete nuk duhet te rijne indiferente.
Demokracia eshte nji sistem qe aplikohet me suxsese vetem ne popujt e civilizuar e me kulture qyetare ,qe do te thot ,njohin ligjin shtetin dhe e rrespektojne ate .Ne Shqiperi me shume se gjysma e popullsise ,nuk asnji lidhje me ligjin apo shtetin . Pra shkurt pa hyr ne te thella pa qen e nevojeshme ,Demokracia per nji popull “dru me pre” si shqiptaret ,ishte nji vale cunami ,qe perpiu vec gjithe industrine e vendit (e cila u vodh ,u cmontua e u shit nga “peshqit Demokratete e dal nga shpellat nenujore ” por e zhveshi nga cdo Vlrere e Moral njerezore dhe e la shqiperine si nji shkretetire ku papritur mbijne xhamite si kerpudha dhe janullatosi bythe kishes . Pra ishte si me then ,nji Liri e Cmendurise qe degjenroj gjithcka qe gjeti perpara .Pasi cunami filloj te qetesohej ,u cfaqen papritur Fantazmat Patriotike
Shqiptare e filluan te mendojne per Atdhene tone te dashur…
Demokracia eshte nji sistem qe aplikohet me suxsese vetem ne popujt e civilizuar e me kulture qyetare ,qe do te thot ,njohin ligjin shtetin dhe e rrespektojne ate .Ne Shqiperi me shume se gjysma e popullsise ,nuk asnji lidhje me ligjin apo shtetin . Pra shkurt pa hyr ne te thella pa qen e nevojeshme ,Demokracia per nji popull “dru me pre” si shqiptaret ,ishte nji vale cunami ,qe perpiu vec gjithe industrine e vendit (e cila u vodh ,u cmontua e u shit nga “peshqit Demokratete e dal nga shpellat nenujore ” por dhe e zhveshi nga cdo Vlere e Moral njerezore dhe e la shqiperine si nji shkretetire ku papritur mbijne xhamite si kerpudha dhe janullatosi bythe kishes . Pra ishte si me then ,nji Liri e Cmendurise qe degjenroj gjithcka qe gjeti perpara .Pasi cunami filloj te qetesohej ,u cfaqen papritur Fantazmat Patriotike
Shqiptare e filluan te mendojne per Atdhene tone te dashur…
Demokracia eshte nji sistem qe aplikohet me suxsese vetem ne popujt e civilizuar e me kulture qyetare ,qe do te thot ,njohin ligjin shtetin dhe e rrespektojne ate .Ne Shqiperi me shume se gjysma e popullsise ,nuk ka asnji lidhje me ligjin apo shtetin . Pra shkurt pa hyr ne te thella pa qen e nevojeshme ,Demokracia per nji popull “dru me pre” si shqiptaret ,ishte nji vale cunami ,qe perpiu vec gjithe industrine e vendit (e cila u vodh ,u cmontua e u shit nga “peshqit Demokratete e dal nga shpellat nenujore ” por dhe e zhveshi nga cdo Vlere e Moral njerezore dhe e la shqiperine si nji shkretetire ku papritur mbijne xhamite si kerpudha dhe janullatosi bythe kishes . Pra ishte si me then ,nji Liri e Cmendurise qe degjenroj gjithcka qe gjeti perpara .Pasi cunami filloj te qetesohej ,u cfaqen papritur Fantazmat Patriotike
Shqiptare e filluan te mendojne per Atdhene tone te dashur…
Pse ore pak na solli!!. Nje gomar te dale brinje kishe dhe bukmisri e qumeshte e mish me radhe. Po tani te pi lluksi, tjeter se ca vuajne, po jo sa atehere dhe si ateher. Vuajne se kemi kete klan endhjerist skizofrenesh qe duhen varrur ne litar doktor. Kete e shkruan dot? Po se shkruan dot rri me mire e ha ate qe te jep kjo demokraci e madhe dhe mos u ndiej.
doktori me te drejte tronditet sepse si brez i nje kohe tjeter pati privilegjin e jeteses ne mardhenieve dinjitoze shoqerore.
Nga ana tjeter, po si brez i asaj kohe, i vjen keq per privimin ndaj seksit qe perjetoi atehere por e shijon sot.
Puna eshte zgjidh e merr doktor sepse secila epoke ka te mira e kufizimet e saj. Kujtuat se me Demikracine do i kishit vetem te mirat e koheve. Ja qe s’eshte ashtu. S’e kish aq gabim ai i kohes se diktatures.