Bardhyl Ermini
Në hyrje të javës në “5 pyetje nga Babaramo” moderatori jo pa emër, kishte të ftuar në programin e vet avokatin Genci Gjokutaj. Arrita të ndjek 2 pyetje. Të parën me përgjigje me gojë nga avokati kurse të dytën me tundje koke nga ana e këtij të fundit. E para pyetje kishte të bënte me çështjen e gjyqit të famshëm që ka të bëjë me “rrugën e Kombit”, ose më konkretisht me akuzën që i ishte bërë zoit Basha për shpërdorimin e fondeve në këtë vepër.
Në fund të përgjigjes të tij, avokati u fut në çështje teknike, nëpërmjet të cilës “vërtetoi” se lëvizja e fondeve kishte të bënte me koston e rrugës. Ndër të tjera, sipas tij kostua e saj ishte rritur edhe per efekt të vëndit të ndërtimit. “Një metër kub beton, tha avokati nuk mund të kushtojë njësoj si në Myzeqe ashtu edhe në majë të malit”.
Po! Shumë e sakte avokat! Një metër kub beton në majë të malit nuk kushton njësoj me atë në mes të fushës. Aty, në majë të malit kushton pa diskutim më pak se në Myzeqe. Sepse, së pari inertet janë shumë më afër dhe prodhohen sot me kollaj se në lumë, së dyti transporti nga vënd burimi i prodhimit të gurëve në mal, është shumë më i shkurter se nxjerrja e zhavorrit nga lumi dhe së treti inertet e prodhuara në mal janë më cilësore se ato në fushë e për pasojë duan edhe më pak çimento…
Nëse ky ka qënë niveli i mbrojtjes në këtë çështje, akuza që i është bërë zotit Basha është më se e drejtë. Çështja është se sa është vlera e shpërdorimit, 220 miljon apo më tepër. Le të shpresojmë se kjo çështje kaq e thjeshte do të mari një ditë një përgjigje po kaq të thjeshtë. Shpërdoruesi (hë për hë nuk po themi hajduti) duhet të përgjigjet më së fundi si çdo shpërdorues tjetër, me burg.
Në të njëjtën kohë modestisht doja t’a ndihmoja pak avokatin Gjokutaj, për t’a patur parasysh në rihapjen e detyruar të kësaj çështje, duke shpresuar se gjëndja shëndetësore e klientit të tij, pas eleminimit të “grupit armiqësor” të Patosit duket krejt e shëndoshë. Në ndërtim, lëvizja e fondeve mund të bëhet vetëm atëherë kur përcaktohen shkaqet e ndryshimit të projektit dhe kur hartohet e miratohet nga instanca përkatëse ndryshimi i projekt-preventivit së bashku me fondin përkatës. Çdo lëvizje nga ky rregull nuk është pakujdesi, rutinë apo shpërdorim. Është grabitje e drejtpërdrejtë. Kështu të paktën është në ndërtim, nuk e di në fushën e jurisprudencës shqiptare.
Pyetja e dytë që ndoqa nga moderatori Babaramo ishte më tepër formale, jo për të marë mënd nga avokati por për t’i “dhënë mënd” atij. Afërsisht pyetja ishte formuluar kështu: “Ç’mendim keni ju lidhur me Vetingun, kur drejtësija kontrollohet nga ana e P.S. nëpërmjet djemve të dëshmorëve të luftës e pjesa tjetër nga banditë të kontrolluar në mënyrë partiake?”
E ç’mendim mund të ketë avokati mbi atë që ka konfirmuar formuluesi i gjoja pyetjes. Nënkuptimi është i qartë. Vetingu rrezikon të sabotohet nga djemtë e dëshmorëve që drejtohen e kontrollohen nga Edi Rama si dhe banditë të kontrolluar në mënyrë… partiake, pra nga Partija e Lule diellit, Partija e Rinovuar e Fasules apo Partija e Demokracisë të Bagëtive të Bashkuara. E ç’parti tjetër mund të ketë veç këtyre? Praktika 27 vjeçare ka treguar se drejtësija është kontrolluar pikërisht nga Partija Socialiste dhe nga këto parti, apo…ndofta edhe nga ndonjë tjetër që nuk na bije ndërmënd tani.
Dëgjo o zoti gazetar! Në se ti kërkon të bëhesh trim mbi trimat si puna e atij Mujit dhe gazetar që kërkon të vërtetën, duke shfrytëzuar monopolin moral që ka mbi ju Partia Demokratike, apo më mirë disa përfaqësues me në krye Hallouinin e saj plak e të çakërdisur, i ke hyrë një kanali të keq e të qelbur.
Banditët dhe bandat nuk kanë origjinë e histori. Ata janë individë apo organizime, qëllimi i të cilëve është plaçkitja me dhunë, mashtrimi dhe vrasja. Ata shkatërrojnë ç’gjejnë para, djegin shkolla e çerdhe, të marin shtëpinë, të marin edhe lekun e fundit, të vrasin në rrugë pa pikë gajle në mes të ditës e në mes të bulevardit, të hedhin në erë me gjithë ç’ke, me lagje e me fshat. Akoma nuk i di këto ti ore Babaramo? Trim nuk të bën poltroni i studjos o gazetar i sultajaçit, por të bën lufta për të drejtën e të vërtetën e popullit tënd, lufta në rrugë, aty ku shumica e qytetarëve luftojnë me padrejtësinë për drejtësi, me hajdutët e pronës e të mundit të tyre, me pjesën e neveritëshme të të shkuarës për të ardhmen. Sa i takon atyre djemve të dëshmorëve, unë jam një prej tyre.
Një prej atyre që partia e cila t’i paska futur ty brekët në kokë, më hodhi rrugëve si leckë në 93-shin, thjeshtë se kam punuar me pastërti kantjer në kantjer, si ç’më mësonin e më porosisnin prindërit e mi, të cilët në rininë e tyre kishin bërë “gabimin e tëmerrshëm” që luftuan për çlirimin e vëndit. Por nuk kam gjë në dorë përveçëse një pensioni prej 130 mijë lekësh të vjetra, të cilin edhe atë përpiqem t’a rracionoj e të mos i shtrij dorën kërkujt.
Ej…jam djalë partizani unë o qafir, o mik i shëmtuar dhe me bukë thatë mund edhe të iki nga kjo botë, por i pa lëkundur e deri në fund pa e tradhëtuar atë ideal, idealin e atyre dhjetra mijrave që i dolën për zot vendit, atëhere kur shumica e pasunarëve dhe rrenegatëve të këtij vendi i gëzoheshin çizmes hitleriane… djemtë e të cilëve marin sot dekoratën e “nderit të kombit”.
Po, ç’ta zgjas më këtë muhabet me ty!?! Paska të drejtë zoti Rama që të fut edhe ty në kazanin e medias. Por kujdes, se edhe kazani nuk është keq, të paktën mund të laj një pjesë të lëvereve të atyre politikanëve që përpiqen t’a ndyjnë besimin që ju japin një pjesë e qytetarëve tanë të mjerë e naiv. Kujdes, se kazani teneqe është e nuk është e vështirë të kthehet edhe në oturak.
*****
Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

T’u lumte pena Z. Bardhyl! Keta lloj gazetaresh jane sahanlepires dhe bukeshkale. Nuk mund t’i quaj ndryshe ata qe rreken te perdhosin Luften tone Heroike dhe ata qe, pa marre parasysh asnje sakrifice, pa asnje lloj shperblimi, luftuan per kete toke. Sa per avokatin, soji i tyre i tille eshte: lehin atje ku hane dhe per ate q u jep per te ngrene.
Ky Babaramo eshte njhe nga kreret e kazanit te plehrave mediatike!
Jane bere keta kalemxhinj sikur jane koka te medha,doemos jane prodhime te shkerdhatokracise berishiste,prandaj ngrefen si ai miku i gomarit!
Te gjithe ne ,bijte ,niperit, te afermit e partizaneve ,por edhe shumica tjeter atdhetare ,pavaresisht ideve ,jemi shumica derrmuese ,z.Ermini ,jemi krenare ,por edhe shume here me te forte nga funderrinat e shitura ,qofshin gazetare ,politikane apo lumpen proletare.Ndoshta do te ishte nje ide interesante qe ne 29 nentor te dalim te gjithe ne sheshin Skenderbej ,sepse ky shesh eshte shpirterisht ,moralisht dhe logjikisht sheshi yne ,sheshi i shumices derrmuese te shqiptareve .Te dalim te qete ,me fotografite e baballareve dhe nenave tona qe luftuan heroikisht por rdhe punuan heroikisht per nxjerrjen e …Shqiperise nga mesjrta ne epoken moderne.. sic e ka pecaktuar ne menyre lapidare gazetari i madh Montaneli ,qe ishte per cudi nje monarkist ,jo komunist.
Bardhyli i partise i qenka pergjigjur armikut te partise. Mos u nxeh shoku Bardhyl se nje mut jane te gjithe. Qe media te jete kazan i bie qe Rama te jete pleh po me sa duket ty te jane mesuar hundet me eren e qelbesires.
Info! Qelbesira jane, ne radhe te pare, ata qe nuk e duan Atdheun. Ti duhet te jesh nje nga ata. Turp. Edi Rama ka shume te meta, si çdo njeri, por eshte i vetemi qe ua plasi serbeve ne Beograd dhe grekeve per trojet shqiptare. Pa na thuaj, a ka levizur gishtin ndonjehere kanakari yt, Saliu, per kete çeshtje jetike kombetare?
ore shiko se je ti bashke me kete Bardhylin jeni perfaqesuesit me te denje te koalicionit te qelbesirave. Se si e sa ia plasi Rama serbeve po e shohim perdite po ty te befte mire buka me miellin e mykur serb se e meriton.
I Nderuari e respektuari Ermini,
Ketij shkrimi ‘pamflet’ apo manifest si ja ke prishur lezetin qysh ne titull dhe nje ‘zagari’ i thua ‘Zoti?!?
Akoma nuk e ke marre vesh qe ky vend eshte i pushtuar nga agjente dhe zagare qe si te perbashket kane se te dyja kadegorite u sherbejne Padroneve!?
Media ne sherbim te politikes apo te mafies,njelloj eshte! Jo pa qellim Karlo Bolino foli per gazetare te paafte te vene ne sherbim te Saliut-Metes apo dhe Lulit! Lulzimen e dine per ke e kam fjalen! Per yllin e ri qe di te beje apo do te beje politike perendimore! Nje politke te re ndryshe nga Berisha por me nje bllok apo me nje kasete me urdherat e Sales ne vesh! Ky hajdut dhe genjeshtar tipik ka ne fjalorin e tij politik jo me shume se 20 fjale te poshtra qe nje njeri i zakonshem nuk i perdor se i vjen turp! Hajdut dhe vrases servil tipik osmanlli Lulja e bukur po thahet! Gjynah! Eshte kaq i ri! Por politika dhe Hollanda te than! Njelloj si era e dimrit apo si Berisha!
Te lumte .
Ne keto biicim banda poliitike e ne kete corbe media jane bijte tane qe ja kane marre lezetin corbes se prishur qe u offroi babai i dhjetokracise shqiptare,shoku Sali Kerma.Eshte nje brez i urritur qe vjedh cfare mundet ee baltos gjiithe te kaluaren
Qe e kaluara qe nje degjenerim i pa shoq,kjo nuk do koment . E kaluara e ketij Emini me shoket e tij dhe baballaret e tyre si nje race barbare pa din dhe pa iman,
jane strumbullari i kesaj trashgimnije,kaq qelbesire.
Per te mere vesh per nje popull,qe nderton katrahura dhe marezira shikoje mire te kaluaren e tij dhe traditen,
qe ai ka lene ne familjen e ketij populli.Qe te leshe kete
trashgimtar kaq te qelbur te japi kondributin e tij ne nje shoqeri te lire e te ndershme,,,, eshte gabimi me fatal,qe mund ti shkaktoshe kesaj shoqerije.Pikerishte ato shtete qe nuk na duan dhe nuk na kane dashur,kane mbeshtetur dhe financuar kate race me tragshimtaresh te degjeneruar,per te mare pjese ne ndertimin e nje shoqerije QELBESIRE E PA FRENUAR,qe ju shkon per shtat misioneve te tyre .
E kaluara e degjeneruar,qe quhet histori heronjsh dhe
deshmoresh eshte pasqyra e shoqerise sot, ku kjo lengon ne mes te degjenerimit dhe te qelbesires.
Bardhyl Eminit nuk i hieet asnje presie sa ka shkruar.Mbeshtesnie ate o njerez ne JENI-NJEREZ.
Hallall GJAKUN qe te levrin nder remba-djalo.
Pasues VETERANI D.