Procesi i regjistrimit të emigrantëve për t’u dhënë atyre të drejtën e votës, parashikohet të përfundojë brenda 2018.
Së fundmi, Ministri për Diasporën Pandeli Majko i ka dorëzuar komisionit të reformës zgjedhore një dokument, që mund të shërbejë si manual për regjistrimin në zgjedhje të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.
Ky dokument është i bazuar në dy shtylla kryesore: mënyrën se si do të regjistrohen dhe mënyrën se si do të votojnë emigrantët.
Regjistrimi i tyre sipas Pandeli Majkos do të mund të bëhet në tre mënyra. Dy prej tyre janë kërkesa me postë apo postë elektronike në një strukturë të posaçme që do të krijohet në KQZ.
Mënyra e tretë e regjistrimit do të jetë paraqitja e emigrantit në selitë diplomatike të Shqipërisë. Ndërkohë, për votimin e emigrantëve në këtë dokument janë parashikuar dy mënyra, votimi i drejt për drejtë dhe ai me postë.
Votim i drejtpërdrejtë do të bëhet në qendra të posaçme të ngritura jashtë Shqipërisë, ku procesi do të bëhet njësoj si brenda vendit.
Ndërsa votimi me postë, do të bëhet duke marrë fletën e votimit nga interneti apo me shërbim postar dhe procesi i dërgimit të votës për në Shqipëri do të bëhet me një shërbim special poste. Ky i fundit do të ketë edhe kosto, e cila sipas këtij dokumenti llogaritet të kushtojë deri në 25 dollarë.
Por ky manual për ngritjen e një sistemi të regjistrimit dhe votimit të emigrantëve duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, i cili nuk ka zhvilluar ende mbledhjen e tij të parë.


URATE paci z.M A J K O !
Pershendetie Zotit Majko, per kete interesim.qe te gjithe shqiptaret e kudo ndodhur duhet t’iu perkrahin.
Mire qe ia arritem kesaj dite kur gati gjysma e vouesve,jane jashte shtetit. Prokupim maksimal vellezer e motra Qe jeni jashte shtetit,sidomos Shoqatat, me Rinine dhe intelektualet mbeshtetie.
Lajm i mire ne prag te festave te Nendorit.
Gezuar festat e me UNITET MBAREKOMBETAR.
Ne Pasuesit VETERANE ne Tornto Ju mbeshtesim.
Toronto 05-11-2017 Pasuesit Veterane ne Toronto.
MBAS 27 VJETESH KE EMIGRANT QUAN SGJEDHES E SHQIPETAR TE TE VOTOJE TY ,MONIKEN.LIKE FLORINE,MEDINE XENIN E SALINE ,MORE FATKEQESI GOMAR!?
Zoti majko mundohuni te bashkoni kosove shqiperi, pastaj te gjitha te mirat vin vete,
Falenderim per zotin Majko qe me perkushtim po perpiqet t beje pjese te vendimarrjes politike edhe emigrantet nepermjet votimit te drejteperdrejte te tyre Bravo.
Me kete kod zgjedhor do te votojme per Saliun,Edvinin dhe Manki Floriirin.Perseri e keqja me e vogel
Kosova me kosovaret te jene mire atje ku jane,ne shtetin e tyre.
Ata qe perpiqen t’u japin pasaporta shqiprare kosovareve jane salistet qe duan te marrin pushtetin me vota kosovarzsh….Paisja me oasapirta shqiptre e kosovareve eshte KATATSROFALE,per shume arsye…
Shkon ne interes te megalomanise serbe etj
Europa e bota do t’a fshijne kosovennga harta…
Burim konfliktesh te brendeshme e te jashteme…
Kosovaret e kane mbasur Shqiperine me gjithe te zezat e botes se trafiqeve e pislliqeve…