Kavani dhe Ibrahimoviç duken si një çift i pamundur. Mbërritja e “el matador” te Paris SG polargon gjithmonë me shumë ngakryeqyteti francez suedezin. Klubet italiane e ëndërrojnë, por ashtu siçka theksuar agjenti i tij, Mino Raiola, nuk e kanë luksin financiar përta pasur. Ja përse Chelsea dhe Reali i Madridit, në gjueti për një sulm ues të madh, janë destinacionet më të mundshme për të.
Murinjo dheAnçeloti e vlerësojnë dhe suedezi është ndier shumë mirë gjatë karrierës së tij me të dy. të dy klubet e ngacmojnë jo pak fantazinë e i Ibrës,edhe pse për motive të ndryshme. te Chelsea do të kishte rastin për tëluajtur dhe fituar për herë të parë në Premier League, një kampionat ku nuk ka luajtur më parë. Ndërsa te Reali mund të hakmerret ndaj Barcelonës. Të dyja skuadrat ngjasojnë shumë për sa i përket drejtimit teknik.
Dhe Reali e Chelsea janë të vetmit mes klubeve të mëdhenj që mund t’i lejojnë vetes pagën faraonike të suedezit, i cili paguhet 12 milionë euro në sezon, duke pasur parasysh këtu se do të shpenzoninshumë pak për blerjen e kartonit përnjë lojtar të përmasave të tij, nga 15 deri në 20 milionë euro. Në këtë mënyrë Reali mund të braktisë pistën Suarez, operacion me një kosto prej 40 milionë eurosh, ndërsa Chelsea është ende duke rikonfiguruar strategjinë e merkatos pasi ka humbur garën për Kavanin dhe El Shaarawy-n.
