Moskë, arrestohen më shumë se 200 protestues

Leda Hysa

Autoritetet ruse kanë arrestuar më shumë se 260 njerëz gjatë një tubimi nacionalist në qendër të Moskës, në festën kombëtare “Dita e Bashkimit”.

Monitoruesi i protestave, OVD, ka njoftuar se numri i të arrestuarve është 300 persona, më i madh nga shifrat që ka paraqitur Ministria e Brendshme.

Agjencia e lajmeve TASS, ka cituar një zyrtar anonim të ketë thënë se shumica e të ndaluarve mbanin armë të ftohta.

Reuters raporton se policia ndaloi dhjetra njerëz në rrugët e Moskës, edhe pse asnjë nga ata nuk po mbanin pankarta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *