Burgos, Mourinhos: Ta këpus kokën!

anazapta

Ndihmësitrajneri i Atleticos kërcënon portugezin në derbin madrilen

 

Një incident i bujshëm ka ndodhur gjatë derbit të Madridit, midis Realit dhe Atleticos, ku janë përfshirë Jose Mourinho dhe German “Mono” Burgos, asistenti i Diego Simeones. Ndodhia është zbuluar nga gazeta e Barcelonës, “El Mundo Deportivo”. Në minutën e 28-të të pjesës së parë, pas një proteste të Realit te gjyqtari i katërt, argjentinasi Burgos bënte me gjeste nga stoli ku ishte ulur “The Special One”, duke çuar gishtin në sy, në shenjë referimi ndaj grindjes së dikurshme midis Mourinhos dhe Tito Vilanovës. “Unë nuk jam Vilanova, por vazhdove kështu do të ta këpus kokën”, i ka thënë Burgos portugezit. I pyetur për episodin, Mourinho është përgjigjur me një nga shprehjet e tij të njohura: “Kush është ‘Mono’ Burgos?”, duke pohuar më pas se ka raporte të shkëlqyera me trajnerin e Atleticos: “Simeone gjithmonë ka qenë i edukuar me mua dhe unë me të”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *