Lihet i lirë ish kreu katalanas, Puigdemont

Leda Hysa

Ish-kreu katalanas, Carles Puigdemont dhe katër ish ministra janë liruar me kusht nga një gjykatës hetues në Belgjikë.

Gjykatësi tha se ata nuk mund të largoheshin nga vendi pa marrë leje dhe se duhej të jepnin detaje për vendqëndrimin e tyre.

Puigdemont dhe katër ministrat ishin dorëzuar vetë në policinë belge pas një urdhër arresti të BE-së lëshuar nga një gjyqtar spanjoll.

Puigdemont u largua për në Belgjikë, pasi Madridi zyrtar vendosi ta kontrollojë Katalonjën nga qeveria qendrore, pas referendumit të pavarësisë, që u cilësua jo i ligjshëm.

Ai ka thënë se nuk do të kthehet në Spanjë nëse nuk garantohet se e pret një gjykim i drejtë.

Partia politike e Puigdemont, PDECAT, tha se ai ishte dorëzuar në polici për të treguar “gatishmërinë e tij për të mos u larguar nga procesi gjyqësor, por për të mbrojtur veten në një proces të drejtë dhe të paanshëm, që është i mundshëm në Belgjikë dhe shumë i dyshimtë në Spanjë”.

Ata pritet që të paraqiten në gjykatë në Belgjikë brenda 15 ditëve.

Belgjika ka një maksimum prej 60 ditësh për t’i kthyer të pestë në Spanjë, por nëse nuk ka kundërshtime ligjore, një transferim mund të ndodhë shumë më shpejt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *