Gjumi i natës s’të zë fare,
dhe je zhytur në siklet,
për një vashëzë lastare,
që vetëtin si kometë.
Ecën edhe flet me vete,
që kur gdhin e gjersa muket,
po dhe dritë e një komete,
ndrin një çast e pastaj zhduket.
Mblidhe veten e shkretuar,
mblidhe veten biri im,
sepse lulja e vesuar,
do të vyshket pa dyshim.
Syri i saj që ndez ylberët,
dhe drejt teje nis shigjetë,
do të zbehet vonë a herët,
do zërë cipë e do zërë rrjetë.
Edhe buza qumështore,
që në ëndërr të fanitet,
dité pas dite-orë pas ore,
biri im do jargavitet.
Faqja kuq e bardhë si pjeshka,
cipë e virgjër si dëborë,
do forcohet porsi eshka,
do të bëhet për uror.
Edhe prapanicë e bukur,
që të lojti-o i zi,
kryevepër në të dukur,
ti e di që s’bën flori!
Gjiri i mbushur-porsi nata,
që të dogji si në ethe,
ca përpara-ca më prapa,
do t’i thahet si një gjethe.
Ato shalë të mermerta,
larë me vesë e nektarë,
do të bëhen aq të serta,
do të mbushen me damarë.
Biri im-që po më çmende,
dëgjo mua që jam djegur,
fiksimin e moshës tënde,
mos e merr me të përpjekur
-Bukurisë mos iu nda kurrë,
kërko ajkën-kërko nurin,
po jo gjer aty-o burrë,
aq sa të të heqi trurin!
Do një gjë me të vërtetë,
dhe mbi vapën dhe mbi llohën,
shpirtit mos ju nda vërtetë,
se shpirti sfidon dhe kohën.
Dashuria për një femër,
biri im të bën robot,
dashuri për shpirt e zemër,
daltë e kohës nuk hyn dot.
Ndaj fli gjumë si Éngjëllori,
sepse kemi për të vdekur,
një fanitje meteori,
mos e merr me të përpjekur!
Dashuria-dashuria,
s’ka formula magjiploti,
sipër gjurmëve të mia,
do të shkelë dhe këmba jote!
Jeta nga një natë flirti,
as nuk ndreqet-as nuk prishet,
po bukuri e një shpirti,
as nga koha dot nuk vyshket!
A.DUKA
Tiranë, 2007-2017

-Gjumi nates s’te ze fare,
e je zhytur ne siklet-
Keto vargje Duke poeti,
i ka per Tahirin, dora vet.
per te halli e ka zene,
dhe i shkroi Balles leter,
“po nuk deshet te gremiseni,
mbroni Tahirin patjeter”,
por perdit fakte dalin,
po e flliqin Sajen fare,
Duka ketu e ka hallin,
ti gjendet Sajes kamerdare,
se Tahiri po u mbyt,
qeverine pas e merr,
kesaj i trembet Duk poeti,
te rrije pa Ramen e ka tmerr.
kur del nga shinat e llogjes politike ti je tren i madh lirik o Duke Arbeni. Ndalon ne te gjtha stacionet dhe s’qendron asgjekund. E vertete qe jeta perseritet, madje thone se jo biri, por nipi bie tepke ne gjurmet e gjyshit. Rrofsh e i shkrofsh edhe nipit vargje me te bukura!
Rapsod leshi s’eshte ashtu!
Nga sa gjykon edhe shkruan,
S’je gje tjeter, veҫ nje hu,
Qё kutёrbon nё cdo anё…
Papapapapa o bejte, na i bone mishin kokrra-kokrra na i bone. M’u desh te boj 2 litra shurre e mezi rashe rehat.
Plakes time nje here ju luta!
O moj ma ma shif filxhanin,
Kam diçka qe m’rri tek koka
Dhe flak ma ka bere xhanin!
T’keqen mami aty e ke
gjith jeten sa do merzitesh
Shif shkollen dhe punen !
ka kohe per at’ muhabet!
Ah mi plake sa m’ka marre malli
fjal’t e tua mjalt per mua!
Mjaltin tjeter qe kam tek shtrati
bej sevap se sahere qe dua!
Për nënat!
– Gerand-