Si fillim duhet thënë që të bësh dashuri bën gjithmonë mirë. Por mbi dashurinë mes dy grave çfarë nuk kemi dëgjuar.
Argumenti nuk ka pse të mitizohet, as pse të banalizohet. E vërteta është shumë e thjeshtë dhe po ua tregojmë duke zhbërë 5 mite.
1-Raporti seksual mes dy grave bazohet tek masturbimi
False! Raporti mes dy grave përfshin masturbimin, por ka edhe penetrimin. Anal apo vaginal sin ç çdo raport mund të përdoren gishtat, dora, gjuha, apo sex toys. Parapërgatitjet dhe përkëdheljet janë një burimi pazëvendësueshëm kënaqësie..
2-Janë të nevojshme patjetër sex toys mes dy grave të dashuruara
Janë po aq të nevojshme ose të panevojshme sa në çdo lloj raporti tjetër, pra përdoren sipas dëshirës së dy të dashuruarve. Qofshin të dy femra ose jo.
3-Duhet që një nga të dyja të luajë patjetër rolin e mashkullit
Absolutisht jo. Vetëm në rast se kanë dëshirë të bëjnë një lojë erotike dhe ta marin rolin e mashkullit vetë. Në të gjitha rastet e tjera nuk është e thënë që një nga të dyja të bëj burrin. Dashuria mes dy grave është një raport mes dy grave, dhe si çdo raport kushtëzohet nga karakteri, kimia e tërheqjes, nga fantasia etj.
4-Dy gra bashkë e kanë më të lehtë të arrijnë orgazmën
Nuk e kanë as më të lehtë, as më të vështirë. Sa për ta ditur, orgazma e një femre nuk varet domosdoshmërisht nga penetrimi. Për këtë arsye është naïve të mendosh që nja raport mes dy femrave nuk shkon në fund për shkak të mungesës së një mashkulli, mbi të gjitha kur dimë tashmë që shumë gra hetero nuk e arrijnë dot orgazmën as me penetrim. Nga ana tjetër nuk është e thënë as për dy gra që mund të arrijnë patjetër orgazmën. Njësoj si në raportet e tjera orgazma ka vështirësitë e veta.
5-Nëse një grua bën dashuri me një tjetër, është lesbike
A e dini që 80 përqind e grave kanë fantazi seksuale? Nuk është e thënë që një raport me një femër tjetër, të bën përfundimisht lesbike. Dashuria dhe seksualiteti janë diçka intime dhe private. Mund të kesh një histori me një grua, por të vendosësh të jetosh me burra. Askush nuk është i detyruar të klasifikojë paytjetër veten Brenda një skeme apo një përkufizimi.
b.m. / dita

Ti me inicialen b.m. ja ke futur kot, vecanerisht me “mitin” 5. Lezbike lind dhe nuk behesh. Shkencerisht ky fenomen ka lidhje me kromozonet x (femerore) y (mashkulloret).