Biznesi: Qeveria e re të ndryshojë mënyrën si bëhen investime në vend

anazapta

Bizneset shqiptare kërkojnë që të ndryshojë mënyra se si bëhen investime në vend. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Artan Dulaku, thotë për gazetën “Shqiptarja.com” se qeveria e re që pritet të formohet në shtator duhet të gjejë hapësira dhe sektorë të rinj ku do të bazohet ekonomia e vendit.

“Nëse flasim në veçanti për infrastrukturën rrugore, ato duhet të bëhen në bazë të një logjike ku duhet të ndërtohen rrugë që kanë një normë kthimi të lartë dhe kanë fluks trafiku”, thekson ai.

Duke shtuar se “një nga modelet më negative të qeverisë së djathtë ishte rruga Durrës-Kukës, ‘vrasësja’ e ndërtimit dhe ekonomisë në tërësi, që e thelloi edhe më shumë krizën ekonomike në vend. U shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro në këtë projekt, trefishi i parashikuar në projektin e mëparshëm dhe të gjitha këto para dolën jashtë vendit e ushqyen ekonominë turke nga vinte kompania ENKA. Nga ana tjetër, ishte shumë i dëmshëm fakti që një pjesë shumë e madhe e fondeve publike u orientuan në një drejtim të vetëm. Pikërisht, në këtë aspekt, gjërat duhen bërë ndryshe nga qeveria e re që duhet të marrë pushtetin në muajin shtator”, thotë Dulaku.

Kurse Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve, thotë se gjëja e parë që duhet të bëjë qeveria e re është të respektojë të drejtat e biznesit, si rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pagesat ndaj punëve të papaguara dhe të krijojë menjëherë strukturat e komunikimit me biznesit. Pagesat e detyrimeve duhet të bëhen menjëherë, sepse do kthehen në investime, shton ai. Sipas tij, edhe biznesi do të ketë përfitime materiale nga shlyerja e detyrimeve sepse kështu do të rritet punësimi dhe qeveria nga ana tjetër do rrisë të ardhurat në buxhet.

 

Share This Article
2 Comments
  • Aaaaa po e tha Alban Zusi…oooo Alban Zusi….Alban Zusio oreeee…….po kush tr..eshte Alban Zusi…

    • Artan Dulaku nuk duhet te merret me punet publike, por duhet ti mbaroje pallatet (4 kullat te rruga 5 maji) atyre shqiptareve qe ka 2 vjet qe i ka marre leket dhe mbasi ka vendosur materialet me te dobta tallet cdo dite duke shtuar dyqane pa leje rrotull pallateve ne vend te lulishteve qe kishte premtuar. Vendos dhe antena celularesh mbi pallate dhe ne gazeta shtiret qe i dhimbset ky vend. Nje individ qe ka 5-6 biznese gjigante do te fitoje akoma dhe nga antenat qe i vendos mbi taraca pa lejen e banoreve qe kane blere apartamentet. Harram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *