Ja çfarë duhet të bësh çdo mëngjes për një jetë të lumtur!

redaktor

Fillimi i mbarë gjysma e punës,thonë!E kjo vlen dhe në ditën tuaj.Nëse e nisni në mënyrën e duhur,do keni një ditë më të lehtë dhe rezultate më të mira.

Por kush janë disa këshilla të vogla në lidhje me këtë start në mëngjes?

Ne sjellim për ju 7  këshilla nga njerëz të cilët kanë gjetur balancën dhe i kanë ditët e tyre plot me pozitivitet.

1.Pi një gotë ujë sapo hap sytë.Ideale do ishte dhe pak limon I shtrydhur por për tmos e nisur aq hidhur,qëndrojini ujit.

2.Mos kontrolloni e-mail,telefonin,sms për të paktën një orë.Merni minutat e para nga zgjimi për veten tuaj pa u shqetësuar cka ndodhur përtej telefonit.Më besoni do tju shmangë jo pak stres.

3.Mendoni dicka për të cilën jeni mirënjohës.Ose edhe më shumë gjëra,por qëllimi është që të merni një buzëqeshje në fytyrë kur mendoni për të.

4.Dil në dritare,ose ballkon.Drejtohu hapësirës dhe merr frymë thellë.Do tju clirojë dhe tju mbushë në të njëjtën kohë.

5.Leviz trupin.Ushtrohu,bëj pak stretch,ose një seancë minimaliste joge.Më besoni do ndiheni që bëtë gjënë e duhur.

6.Mer kohën e mjaftueshme të hash një mëngjes të bollshëm dhe shëndetshëm.Jo më kot thonë se mëngjesin duhet ta hash si mbret,e ndaj mos ja kurseni vetes këtë kënaqësi.

7.Cdo ditë thuaji dicka pozitive vetes.Para se të dalësh,qëndroji përpara pasqyrës,dhe shpreh dicka pozitive.Fundja,po nuk deshëm veten,kush do tna dojë?

a.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *