Duke dëgjuar termin “arrogancë” nga Rusmali

editor

Kur ndodhin ndryshime tё tilla, si ky rotacion politik nё mes tё kёsaj vere tё freskёt, tё bashkёshoqёrojnё risi por edhe prapavajtje; tentohet ngёrthimi i dy kahjeve qё rrojnё natyrshёm, pёr tё arrirё mё epёr se sa kemi qёnё. Kёshtu kanё besuar votuesit shqiptarё qё pёrqafuan Rilindjen. Ne na duket se edhe qytetarё intelektualё, studiues shoqёrorё dhe politikё kanё bёrё reflektim tё rrezatimit tё ri, gjithnjё sipas mendimit tё tyre, pёr ndryshimin qё ndodhi.

Krahas termave, arsyetimeve, pёrfundimeve nё sinteza politike, mё ka lёnё pёrshtypje këto ditë rrёfimi politik i juristit dhe politikanit Rusmali, jo vetëm lidhur me humbjen e partisё sё tij, por edhe pёr tё zgjeruar spektrin e analizёs nё njё rreze mё tё madhe: nё politikёn konfliktuale shqiptare.

Ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, radhit hap pas hapi arsye dhe qёndrime, qё lidhen gjithnjё me arrogancёn jo vetёm tё Lidershipit tё Partisё sё tij, por edhe tё qeverisjes pёrkatёse. Kёsilloj ai radhit “hartimin e listave me arrogancёn e Berishёs”  çka nё kёtё fushatё u bё arsye  e fortё e largimit nga pushteti. Ai flet pёr nevojёn e tejdukshmёrisё sё proceseve politike, konkurimit kundёr çdo lloj manipulimi dhe ngado nuk i shpёton dot arrogancёs sё mbjellё e cila gjёllin nga Partia nё Qeverisje.

Ky dёshpёrim i juristit dhe politikanit ёshtё shumё i vonuar, megjithëse i mirёpritur, ama, thellё duhet shkuar nё rrёnjёt e sё keqes shqiptare tipike, qё duket nё politikёn e sotme, dhe qё na mban ende larg standartit tё demokracisё moderne. Qёndrimi i Berishёs kёto vite, por dhe i tё gjithё bashkёpartizanёve të tij, pёrfshirё dhe Rusmalin, krijoi njё kor dhe njё orkestёr, ku u manifestua. “superioriteti” “autoritarizmi” , “pagabueshmёria” “gjuha e konfliktit dhe urrejtjes” tё cilat ndikuan nё krijimin e kultit tё njeriut-udhёheqёs gati nё shёnjtёrim, dhe tё njё prepotence tipike atavike, qё ka, pse tё mos  themi, ngjyrime komuniste, tё cilat ende nuk janё shuar. Kjo ka dëmtuar rëndë mendёsinë e shtet-ndёrtimit, e njohurisё politike tё elitave qё s’u bёnё  kurrё elita tё vёrteta;  zhduku çdo filozofi pёrtёritёse, jo vetёm tё ndёrtimit demokratik tё Partive por dhe tё praktikёs aq tё rёndёsishme tё qeverisjes pёr tё gjithё shoqёrine: tё funksionimit tё shtetit tё sё Drejtёs.

 

*****

Por mua nuk mund tё mё shlyhet lehtё nga kujtesa njё ditё fillim shtatori i vitit 2009, kur njё dokument zhgarravinё ligjore e sё Drejtёs Ndёrkombёtare Detare kish’ mbёrritur nё tavolinёn dhe ovalen ligjvёnёse tё Komisionit tё Ligjeve, nё krye tё sё cilit ishte Rusamli. Ishte famëkeqi Pakt Detar. Pritej qё pas kalimit nga ky Komision kryesor Legjislativ i lartё, tё çmohej  rёndesa kombёtare e kalimit nё Parlamentin e Shqipёrisё tё kёsaj Marrёveshjeje, pёr ta ratifikuar atё dhe pastaj tё çohej pёr Ratifikim nё Athinё.

Isha mbёrthyer nё ndёnjёse dhe i vёshtroja tё ndёrkryer, tё egёr, tё shpejtё, tё cekёt, hakmarrёs, ndёshkues, cinik.. Personazhe qё i shihja nё atё Legjilativ dhe nuk mё besohej qё ata ishin ligjvёnes tё demokracisё re shqiptare. Më dukeshin trup ligjor ndёshkues i ndonjё sundimi tjetёr.

Pyetje tё shkurtёra tё cilat duhet tё kishin shpjegimin, dёshmitё ligjore, procedurat, dokumente hartografikё etj. Po nuk kish tё tilla. Quheshin tё mirёqёna ato qё s’ishin bёra kurrё: “Kalojini nenet njё pёr njё!” “E plotё”! “ E rregullt!”  “Ku ёshtё harta?” “Harta qёnka!” ( kjo ishte gёnjeshtёr dhe njё mashtrim i madh se harta ishte greke…)

Komisioni i Ligjeve kalonte ndёr duar nё verbёri tё plotё njё akt tё pashёmbullt antikombёtar. Nuk mund tё mё harrohen fytyrat “sfiduese” dhe djallёzisht tё ndriçura, “fituese”, tё Strazimirit, Hoxhёs, Dashnor Sulёs etj… I kujt ish ky Komision? I njё Republike tё Arrogancёs, domosdo ! Askush nuk mund tё bёnte pyetje dhe askush nuk mund tё kёrkonte shpjegim kur opozita e kish braktisur Komisionin.

Nuk ish’ gjё tjetёr, veçse njё podium arrogant, prepotent, pa tejdukshmёri, me njё besim tё verbёr, se Qeveria kish bёrё veprёn e saj mё tё mirё. Ndёrkaq kish’ ndodhur e kundёrta. Qeveria kish sjellё nё Parlament njё nga veprat mё unike tё tradhёtisё sё interesave kombёtare, sa nuk mund ta gjesh  kund nё praktikёn botёrore.

Historia duhet t’i shёnojё kёto fakte, kurse studiuesit dhe ligjvёnesit, duhet tё nxjerrin mёsime ashtu si Rusmali, qё kohёt e fundit e provoi mbi supet  e tij ç’ёshtё arroganca.

E gjitha kjo e ka njё kryefjalё. Partia Demokratike nё formatin e saj e ka pas tё shkruar nё ballё, kultin e shёnjtёruar tё Liderit tё epёrm dhe Sundimtar i cili ndёr tё kёqiajt qё ka lёnё  ёshtё edhe mendёsia Arrogante, tё cilёn, përsërisim, me tё drejtё na i vuri më në fund në dukje dhe Rusmali.

 

Share This Article
8 Comments
  • Nje BRAVO me te madhe per zotin Pashaj qe denoncoj dhurimin e 355 kilometrave katrore te ujrave detar nga tradhetaret ekombit berisha e basha dhe skuthi rusmaili me e moralshme per ju te kishit falur grate tuaja

    • Ky Rusmali nuk ka sy e faqe të flasë sot, pasi ka qënë
      ndër më arrogantët, më llafazanët, më të poshtrit, më të urryerit e klanit kriminal neofashist të Saliut të shpellave.

  • Arroganca,eshte arma e atij qe nuk ka te drejte.Merrini te gjithe me rradhe,prej Sali Berishes e deri ne hallkat me te ulta te pushtetit PD-ist,te gjithe jane sjelle si arrogante, sa here jane ndeshur me te verteten,e cila u eshte perplasur ne fytyre.Kjo reflektohet edhe sot,mbas nje humbjeje spektakulare.Nuk duan dhe nuk duan te pranojne disfaten qe vete e mbollen,por bejne fajtor deri dhe budalla nje popull te tere,sikur u mashtrua,u ble,per nje thes,per nje 500-1000 lekesh etj,profksa te tilla.Te gjithe ndjehen “fajtore”,te gjithe vazhdojne t’i lepihen Berishes,ketij humbesi te madh,me shpresen se do ju jape ndonje kocke ne parti,apo ne ato vende ku eshte pushteti ne duart e perfaqesuesve te saj.Vetem njeri eshte fajtori dhe pergjegjesi i madh,per humbjen e zgjedhjeve,ai eshte Sali Berisha.Poltikat e tij personale,pa mendim te thelluar per mundesite dhe perparesite e zhvillimit te vendit,monopolizimi i te gjithe pushtetit ne doren e tij,mos lejimi i drejtimit te dikastereve nga te emeruarit e tij,te cilet ishin kukulla qe leviznin vetem ne ate drejtim qe orientonte ai,pa i lejuar te merreshin me reformat ne sektoret perkates,te cilat ishin te tjeterllojshme nga profkat dhe mufkat e Berishes e cuan vendin ne prag katastrofe dhe ngulen thiken ne kocke ne pjesen dermuese te popullit.Pergjegjesia e ketyre te tjereve,eshte neneshtrimi dhe servilizmi i tejskajshem ndaj ketij diktatori ne drejtimin e qeverise,ne zbatimin qorrazi te “orientimeve” te tij,sa te gabuara e pa perspektive zhvillimi aq edhe te demeshme ne sigurine dhe sovranitetin Kombetar.Keta “arrogantucet” e vegjel,ala Sali Berisha,te tille do te mbeten,sepse nuk njohen realitetin,punen e ndershme,mendimin opozitar,por njohen “familjen”,klanin,interesat e tij,njohen hajduterine dhe korrupsionin,kontrabanden dhe mafien qe i kish mberthyer per fyti,neneshtrimin ndaj te huajve mafioze,miq te “familjes ne dem te interesave shteterore,kombetare dhe te sovraniteti.
    Euripidi,dramaturgu i lashtesise ka thene”
    -“Nje skllav,nuk e ka te drejten te thote te verteten,nese ajo nuk i vjen pershtat zoterinjve te tij”.”
    Dhe keta jane skllever te Sali Berishes.

  • Respekt per kurajon qe ju karakterizon,por populli Shqiperia kur dote shohe qe keta kriminel te pa preçedent te dalin perpara ligjit,per keto akte kriminale ne keto 20 vjet(periudhe) qe mendoj eshte nga me te ertat bashke me ate zogiste, shpresoj qe magioraca e re te bej realitet premtimet e dhena perndryshe, dote ngelemi populli me i perbuzur kudo.

  • MUND TE ME THONI KUSH NUK ISHTE ARROGANT NGA DEPUTETET E P.D. KUR VETE KRYEPARLAMENTARJA ISHTE SUPER ARROGANTE,RUSMAJLI MERRTE POZA HISTERIKE SI MUSOLINI NE VAKTIT KUR FLISTE,KUR VETE KRYE MINISTRI PERDORTE GJUHEN E RRUGACIT NE PARLAMENT.SHPRESOJME QE NJEREZ TE TILLE MOS TI KTHEHEN PARLAMENTIT SHQIPTARE.

  • Keta Rusmalajt jane vemje teper te neveritshme.
    Si mendoni ju do ta kishte te lehte krimineli pervers i tropojes nqs nuk do te kishte krimba si ky qe shume bukur e tha nje komentues merrte poza si te Musolinit dhe fliste me rrokje duke i dhene rendesi asaj qe thoshte dhe vetes se tij.
    Keta mendojne se bejne nga nje artikull ( nuk do e benin nqs do ishin ne liste deputetesh) dhe me kete lajne duart si Pons Pilati??
    Kush mund te haroje ate qe Zoti i Nderuar Pashaj shkruan per komisionin e ligjeve qe e drejtonte ky karabush i krekosur??? Aroganca e tij ishte si nje pjelle e vogel e arogances se idhullit te tij.
    Je fare i pabesueshem dhe jo i vonuar. Hajde ne hale te gomereve vafsh!

  • Eshte tipike e komunizmit ( diktaturave ) qe askush nuk flet,nuk kundershton, nuk polemizon me udheheqjen sa kohe eshte ne nje post.Kur bie nga fiku kujtohet per arrogancen e pushtetit,per mungesen e demokracise,per shtypjen dhe padrejtesite qe te ben i madhi,etj.Pikerisht ky problem qe ngre Myslymi eshte nje tregues shume i qarte se ne Shqiperi vazhdonin, ne mos perfeksionoheshin me tej, praktikat diktatoriale, te cilat Saliu i kishte mesuar e i vinte ne zbatim qysh kur ishte sekretar i PPSH.

  • O Rusmajlo tani kujtohesh ti more bajge. Deri dje ti ishe lepiresi me i mire i bythes se Saliut apo tani qe karroca mori te tatpjetmen ti ben sikur e shtyne. Harroje Rusmajlo se do na mbushesh mendjen me keto pallavra qe thua. Pregatitu tani ti lepish bythen o Kolos ose Lulit qe te marrin prape se ti kete zanat ke je nje lepires bythe i shkelqyer. Je nje nder lepirbythesit me te mire. Ciao Iliro dhe mos e harro zanatin se po e le te la ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *