Moschino habit industrinë e modës!

redaktor

E dini atë ndjesinë kur po afrohet dimri dhe mendon garderobën tënde dhe kupton se nuk ke asgjë dhe pastaj mendon të blesh por sdi ku të blesh…Dua të them,di ku të blesh por aty ku blihet mirë,ti nuk I përballon dhe kështu ky binom vicioz të lë pa veshur dhe ha plevitin?

E ka zgjidhur Moschino këtë për ju.Ose mendon se e ka zgjidhur.Ky brand ka paraqitur për këtë sezon risinë e tij.Një fustan I tëri nga plasmas,I inspiruar nga ideja e mbeturinave dhe qeseve,që siguron tju mbajë shiun larg dhe të dukeni stil.Madje thuhet se është edhe I riciklueshëm.

Dhe kjo veshje(nëse mund ta quajmë të tillë kushton 700$).

Në gjykimin tonë,ky fustan,jo për dimër nuk është,por as bukur estetikisht jo,e këtë mendim kanë mbajtur edhe shumë kritikë mode!

Ndoshta është për dimër në fakt..një dimër rusësh,me 3 eskorta,10truproja që të mbajnë cadrën teksa zbret nga rolls roys yt e futesh në Hilton,por definitivisht jo për mua që eci në këmbë kilometra të tëra.

Megjithatë Moschino,gjithmonë inovativ dhe ekstravagant!

a.k/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *