Ajo që duhet thënë pa hezitim që në fillim, është fakti se në raport me politikën që zhvillohet në Shqipëri, saktësisht me kampet politike këtu, opinioni kosovar shpesh herë ka një qasje thellësisht folklorike. Simpatitë apo inatet, dashuritë apo urrejtjet nga matanë Morinës, vijnë si një jehonë zhurmash, duke krijuar imazhin e një ambienti tifozësh, ku mungon gjykimi racional. Po nëse askush nuk ka të drejtë të paragjykoj simpatinë apo urrejtjen e dikujt, kjo nuk do të thotë se nuk duhet folur kur konstaton se këto ndjesi ngrihen mbi standarde të ndryshme. Nëse askush nuk ka të drejtë të paragjykojë tifozërinë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet folur kur kjo tifozëri mundohet të bëhet pjesë e lojës. Nëse askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë këtë opinion edhe kur mund të jetë me nota naive, por i sinqertë, askush nuk ka të drejtë ta keqpërdorë atë, siç ndodhë jo rrallë herë. Ky opinion, me gjithë gjynahet, nuk është si të gjitha opinionet. Duke qenë pjesa jonë, duke qenë se vjen nga brenda nesh, ky opinion meriton të trajtohet me objektivitet dhe me dhembshuri bashkë. Duke qenë se ndikon tek opinioni këtej kufirit, ai duhet të trajtohet me seriozitet dhe së fundi, duke qenë se ky opinion keqpërdoret këtej, duhet të trajtohet edhe me frymë kritike.
Së pari, ky opinion ka nevojë të çlirohet nga ngarkesat folklorike. Simpatia ndaj një pjese të politikës shqiptare, tej faktit se në krye të saj ishte dikush që kishte afërsi fizike me Kosovën, tej faktit se ai thirrej me një emër të shumë përdorur në Kosovë, nuk ka mundur të dallojë se ajo figurë pati edhe dritë hijet në raport edhe me Kosovën. Antipatia ndaj pjesës tjetër të politikës në Shqipëri, tej një ideje të gabuar se ajo vinte nga larg, nga Jugu (edhe po të vinte andej nuk do kishte asgjë të keqe), tej faktit se në krye të saj është dikush, emri i të cilit nuk është i përhapur në Kosovë, veç të tjerave, rrudhë padrejtësisht përmasat e Atdheut, e Atdheut tonë dhe të kosovarëve. Nëse ky opinion nuk mundet të çlirohet lehtësisht prej frymës folklorike, tani është momenti që të paktën të shikohet se nuk kemi të bëjmë me një “votë të Jugut” dhe ky term ishte vetëm një sajesë.
Së dyti, nëse folklorizmi edhe mund t’i falet opinioni të njerëzve të thjeshtë, do të ishte faj nëse ai manifestohej tek opinioni i kultivuar, e më tepër ai zyrtar. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, mund të gjejë plotë arsye për motivet që në prag të zgjedhjeve në Shqipërisë, e shtyn t’i mbërthejë në gjoks një dekoratë, pretenduesit për fronin e së djathtës, Lulëzim Bashës. Ai mund të justifikohet si të dojë, mundet edhe të gjejë arsye “bindëse” për atë dekorim, por pa asnjë diskutim, nuk do të mundet ta fshehë faktin se ky veprim i ndërmarrë nga ana e tij, ishte së paku krejtësisht jo i fisëm. Isa Mustafa duhet të kishte mësuar të paktën nga përvoja e politikës botërore, e cila në raste të tilla hesht. Ai duhet të kishte dalë nga monopatet e ngushta të politikës shqiptare. Isa Mustafa inspiron për t’u bërë kryeministër i Kosovës dhe nëse nesër ai do të jetë i tillë, në krah të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, do ta kuptojë se veprimi i tij ishte thjesht një veprim i vogël, një qok e panevojshme. Ai duhet t’ia kishte kursyer vetes këtë siklet.
Së treti, duket se opinioni kosovar ka ecur në dy shina krejt të ndryshme në lidhje me politikën e brendshme të vet Kosovës dhe të Shqipërisë. Ndërsa atje pranohet dhe është bërë fakt, ardhja e një brezi të ri politikanësh edhe në një shtet fare të ri si Kosova, jo rrallë ndodhë që për Shqipërinë, i thuren ditirambe një politikani thellësisht të vjetër, siç ishte kryetari i Partisë Demokratike, tani i dorëhequr. Nuk dihet se çfarë do të thuhej nëse ende nëpër korridoret e politikës kosovare do të ishin emra të tillë, si le të themi, Fadil Hoxha apo Azem Vllasi, të cilët kanë qenë në një parti si motër me atë të ish kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Opinioni kosovar duket se për Shqipërinë ka ngelur ende në vitin 1990, por që nga ai vit ka rrjedhë shumë uji. Partia Socialiste, ende e pa simpatizuar si duhet nga opinioni kosovar, sot drejtohet nga një brez tërësisht i ri, që nuk e lidhë asgjë me ish Partinë e liderit të së djathtës. As më shuamë se as më pak, tani ka ardhur një çast ku Partia Socialiste është bërë “Parti Demokratike” dhe vet Partia Demokratike është bërë “Parti Komuniste”. Ky është tragji-komizmi i së djathtës, të cilin opinioni kosovar duhet të kishte perceptuar me kohë.
Së katërti edhe duke i parë të dy anët e politikës shqiptare, pa asnjë ekuivok mund të themi se e majta ka qenë shumë më pranë çështjes kosovare. Duke filluar nga viti 1990 nuk ishte Partia Socialiste ajo që u përfol për ndihmën që i dha makinës ushtarake jugosllave. Më tej akoma, në fund të viteve nëntëdhjetë, nuk ishte Partia Socialiste, ajo që mbajti një qëndrim të dyzuar ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së. Edhe më tej, nuk ishte Partia Socialiste ajo që pengoi edhe disa projekte që e bënin më të fuqishme ekonomikisht lidhjen Shqipëri-Kosovë. Nëse do të duhej përmendja e një rasti ndryshe, do të thoshim se në kohën më tragjike dhe të lavdishme për Kosovën, ishte Partia Socialiste që kreu me dinjitet detyrimin e saj ndaj popullit të Kosovës. Ndoshta kështu do vepronte edhe Partia Demokratike, por nuk kemi pse të mos e themi se në atë kohë në pushtet ishte Partia Socialiste.
Së pesti, paragjykimi i një lideri pa e provuar nuk ka sens. Shqipëria sot ka një kryeministër që nuk vjen nga e djeshmja jonë. Edhe në dy raste të tjera, pas viteve nëntëdhjetë, kur ka pasur kryeministra të tillë, ajo ka shënuar progres të dukshëm. Qenia e Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, është një arsye më shumë që të mendojmë se imazhi i së kaluarës nuk do të endet më mes nesh. Vet kosovarët së shpejti do të binden se para “faktorëve” të tillë si vendlindja, emri, a koncepteve të tilla se “ky është yni”, thelbësore është përkushtimi dhe vizioni i liderit.
Është logjike që opinioni kosovar të ketë një interes të madh ndaj vendit mëmë edhe për çështje të tilla, siç janë zgjedhjet, por ka ndodhur që ky interes është keqpërdorur, duke bërë që në horizont të jenë dukur retë e ndarjes Veri-Jug. Sidoqoftë ato re davariten shumë shpejt, sepse ky vend, ku përfshihet Shqipëria dhe Kosova, është kaq i vogël. Është thjesht sa një pikë loti dhe pika e lotit nuk ka as Veri as Jug, as Lindje e as Perëndim.

Gajle fort se nuk e simpatizon Mustafa apo fundja gjithe kosovaret Partine Socialiste dhe Edi Ramen. Rendesi ka ta simpatizoje populli shqiptar.
Sic duket kosovaret (jo te gjithe besoj) duan qe lideri i shqiperise te jete me origjine nga veriu, mundesisht nga malsia e gjakoves dhe patjeter i fese muslimane. Po te jesh ortodoks, per kosovaret je serb ose grek. Te kene turp per keto paragjykime. Edhe Lulit prandaj i bejne elozhe, sepse thote se jam me origjine kosovare, pra djali i tyre.
Ajo qe duhet te bejne eshte te mos na ngaterrohen neper kembe. Te shohin punet e tyre dhe te ndertojne shtetin e tyre. Jam i sigurte se shqiptareve nuk u intereson fare nese do te jete kryeminister i kosoves, Mustafa, Thaci apo Ramushi.
E vajtueshme!
Nese eshte e vertete kjo (qe sipatizojne Berishen si dikur Zogun), atehere duhet pranuar se kosovaret kane ngele atje ku kane qenen nje shekull me pare.
Mjeranet!
E vertet esht qe kosovaret adhurojne vetem lideret myslyman te shqiperise,po te jesh i nje feje tjeter per to nuk je shqiptar.A nuk arriti deri atje sa nje imam kosovar deklaroi se Skenderbeu nuk esht hero kombetare i Shqiperis se ka luftuar turqit.Ky eshte realiteti tyre njohin per Shqiperi vetem pjesen myslymane.
Aspak e vertet! Si mund te thuash qe Kosovaret i dojn vetem Muslimanet kurse Hashim Thaci si mir e ma mire e pret Pandeli Majkon dhe shum te tjer kristian Shqiptar. Mos nxitni pa argumente!
Politika është diçka tjeter e populli tjeter gje. Edhe une jam nga Kosova por kurre skam pas as simpati per Sali Berishen…..Nuk me pelqen aspak kjo gjuhe politike e gazeteve tuaja, para zgjedhjeve benin propagande se Kosovaret do vine me do vine me turma te votojne Berishen……….po tani qe fitoj z.RAMA qe mua gezojë pa mase fitorja e tij çfare keni për te thene ?!….
Ky esht konstatim shum i dobet dhe po aq arrogant dhe injorant sa ata Kosovare te cilet e dojn vetem veriun Shqiptar se gjoja jugu esht “grek”. Kosovaret e kan dashtur Berishen per shkak se Rugova dhe Berisha kan qen te afert dhe shumica e tyre, jo e informuar, e ka menduar ate qka thot Rugova. Konstatimet e Rugoves ber Berishen kan mbetur akome ne Kosove por ne fakt jan zbutur shum. Edhe Rama esht pritur shum mir ne Kosove dhe ky kan qen edhe problemi. Jo Kosova e ka refuzuar Ramen por Rama Kosoven per nje kohe te gjat. Dhe ktu ishte dashtur nje spjegim nga zt. Rama pse aq von vizita ne Kosove? Kosova nuk ka as pak urrejtje nga jugu i Shqiperis. Kjo esht rren e kulluar. As qe Kosovaret i urrejn Ortodokset. Ketu kan spikur vetem mediat Shqiptare te cilat dite me dite tregojn raste ku gjoja jugu por grecizohet. Ket nuk e mendojn Prishtina dhe Drenica por Tirana dhe Mirdita. Kosovaret e kan tradicionalisht nje lidhe te mire (se paku nga e majta Kosovare) me te majten Shqiptare. Ramiz Alia ka qen njeriu i cili i ka hapur portat per ushtrime ushtarake nga Adem Jashari/Zahir Pajaziti etj. dhe ishte Berisha qe nuk i lejoj, ket e dijn Kosovaret. Por Propaganda Rugo-Berishiane i ka len ata te besoj qe Berisha esht me mir. Ketu aspak nuk t´bej me fejen/jugun apo gjera te tjera ketu esht bere vetem politik.
Degjo ti Aristotele cfar kan ba kosovaret ne shqiperi ne vitet 90 besoj e ke degjuar,dhe deklaratat e politikaneve kosovare para dhe pas zgjedhjeve besoj se po,keshtu lum zotnia mos me jep men mua,para se te vleresosh komentet e te tjereve mundohu te argumentosh me fakte.
Tregom se qka kan bere? Dhe nese kan bere ateher qka do te thot nese njerz te varfur bejn kto gjera ateher nuk mundet te thejm qe krejt Kosova esht ashtu. Sa per ndryshe ne kemi kaluar shpesh ne Shqiperi ku na kan pritur njerz te maskuar me maska: a do te thot qe krejt Shqiptaret te Shqiperis jan ashtu? Paragjykime nuk ban te bejm aspak ndermjet nje Popullate qe esht aq afert.
Te mos ngaterrojme PJESEN me te TEREN! Ne Prill ’99 familjet kosovare, te shperngulura, hezitonin te vinin drejt Jugut. Vetem me 3 Prill erdhi ne VLORE plote me familje kosovare. qe fillimisht u grumbulluan ne Stadiumin e Futbollit, e ne mbremje ne Pallatit te Sportit. Si shume familje te tjera vlonjate, me bashkeshorten morrem nje grua me 4 femije, te lodhur, te raskapitur, i sollem ne apartamentin tone. Passi u darkuan u shtruam te flejne ne dhomen e djalit, qe kish ikur ne emigracion,qush ne Prill ’93! Te nesermen mesuam se kunata e madhe ndodhej ne Spital bashk me bijen e saj, qe kishte frakture ne kembe gjate udhetimit nga Ostrozube-Malisheve per ne Shqiperi. Pas nje jave ne spital, i morrem edhe ato ne shtepi, per 3 muaj sa u clirua Kosova! Erdhi ISA me djalin dhe nipin tek ne. Shtepia e te 5 vellezerve ishte shkaterruar teresisht! Ne 10 dite grumbulluam ene guzhine, veshmbathje…Ngarkuan makinen dhe u nisen per ne Kosove, duke na dhuruar Mirenjohje dhe Falenderime! Ata mesuan se Une dhe bashkeshortja jemi te Feve te Nryshme, por JEMI SHQIPTARE!
Kosovart, nuk i dun socialistat, pasi kur ka ken Pand Majko kryeminister, i ka strehu e ju ka dhane buke me hanger nji milion kosovareve. Nga kjo kosovart u shtuan shume dhe tesh nuk kane cfare me hanger.
Nuk i dun socialistat sepse kur ata ishn ne pushtet, UCK ka hy ne token e Shqipnise, dhe prej andej ka sulmu serbet. Po serbet jane gjynah.
Kosovart nuk i dun socialistat, pasi kur ka kene Majko kryeminster, ka fillu me ndertu rrugen e kombit. Bile ka ba edhe nji gabim tjeter te rande ne ate kohe Pandi. Ka pas vendos nji takse qi duhet me e pagu shqiptaret per ndertimin e rruges Durres Kukes.
Pse e dun kosovart Berishen?
-Sepse i ka furnizu me nafte tanket e Sllobodanit, kur e tan bota ja ka pre furnizimin. Po mos te kijshin nafte tanket, a kishin me i vra dot kosovart. Ja pra pse e dun Berishen kosovart, se do t’ishin shtu shume po mos ti kish vra shkau me tanket qe i mbushte me nafte Berisha.
– Po per UCK, cfare ka thane Berisha? Se ishte terroriste dhe marksiste. Ja pra pse e dun kosovart Berishen, dhe sot ushtaret e UCK, po bugosen si terroriste. Dosjet ja ka ba gadi Lul Basha, bashke me Argita Berishen, qika e Sal Berishes.
E shef pra se, ka ba shume mire Is Mustafa qi ka dekoru Lulezim Bashen. Se ne ate kohe as Isa nuk ka qene per luften me arme kunder serbvet.
-E c’ka me thane tjeter.?A me fole per kundershtiimin qe Berisha i bani Rambujese, ku u vendos pavaresia e Kosoves, Apo me fol per kundeshtimet qe Berisha pati ndaj sulmeve te Natos mbi Beogjrad, pse vritej populli i pafajshem serb.
-Apo doni shitjen e Shqipnise nji euro nga Berisha, te Damir Fazlliq dhe mafioz te tjere serb.
Ka plot gjana te tjera, por po ti permendim kena frike se do t’jua shtojme ende ma shume dashtunine e kosovareve per Sali Berishen.
– Sigurisht duhet me m’fale ata kosovare qe nuk i dijne keto gjane dhe sigurisht, nuk kane si me ushqy, simpati per nje antishqiptar dhe antikosovar ne veprime praktike, dhe demagog e rrenacak e patriot te madh me fjale.
Konstatimin se orthodhokset jane greke e kam hasur perballe me dhjetra here,nga veriore e kosovare.Madje,per te ardhur keq qe arrinte deri tek pjesa e shkolluar.Kam patur rastin e hidhur me nje mesues gjuhe (Bislim…,te me fale nese eshte mesues i vetem ne Kosove vetem me kete emer) qe ne bisede dyshe,me tha:…. (permendi emrin tim),po te vish ne Kosove,te vrasin!
E kur i kerkova aresyen,m’u pergjigj:E po …,emer grek!!!
Nuk ka deshiruar tjeter turku e serbi nder shqiptare…
Na vjen keq por sinqerisht…nuk na kercet fare, cfare mendojne kosovaret…te qe per ta ne krye do kishim gjithmone ndonje malok…gremisuni..
Aman pushoni me me keto gjykime te semura.Besimi ortodoks nuk ka te beje me Greqine.Edhe Konstantin Kristoforidhi i perkiste besimit ortodoks dhe nuk qe grek por u likuidua pikerisht nga
grekerit.(Grekerit me grekomane me sepate pas i rane)!Perceptime te tilla kane te bejne me nivelin e njerezve.Albin Kurti tani akuzohet si nje proislamist per faktin se u vu ne mbrojtje te te drejtave te njeriut qe mungojne ne Kosove.Albini poashtu shquhej edhe per mbledhjen e fakteve si deshmi qe kishat ordodokse ne Kosove jane te Shqiptareve dhe jo te serbeve sic pretendojne ata.Prandaj ju lutem kini kuijdes ne vleresimet qe beni.
Kuvendi komunal i Prishtines, i dha titullin qytetar nderi, Lulzim Bashes, kjo mua me duket teper e nxituar, se pa u sqaruar fjalet qe fliten tashme dhe publikisht per implikimin e Lulzim Bashes, ne spiunimin e ish kuadrove te UCK-se dhe pa u sqaruar komedia e te ashtuquajtures , qe pretendohet se jane bere transplant organesh, ku perseri Lulzim Basha perflitet se ka qene perkthyesi i personit majmun nga peruja qe Karla Del Ponte akuzoi ish UCK-ne, Lulzim Bashes, smund ti jepej asnje cmim nga ana e shtetit te Kosoves.
Por LDK-ja mba inatin e Ibrahim Rugoves, qe e quajti UCK-ne, dore e zgjatur e Serbise, ne nje interviste te Dojce Veles ne vitin 97-te.
Ju jeni per t’u uruar
ta pshurrsha ate dekorate
Ne keto qendrime te kosovareve ndaj Partise Socialiste dhe Jugut te Shqiperise faji eshte edhe i Fatos Nanos. Por me shume i Sali Berishes dhe i nje lloj lokalizmi kosovar. Une besoj se pjesa me e ngritur e kosovareve nuk heq dallime ndermjet Jugut dhe Veriut te Shqiperise, as midis feve tona. Por mos harroni propaganden çorientuese dhe helmuese berishiane qe ka çoroditur shqiptaret e Kosoves dhe te Shqiperie bashke. Duhet thene se propaganda e Berishes ka qene ku e ku me rezultative dhe zhurmemadhe se ajo e mekur e PS-se. I vetmi socialist qe ka “çare” ne Kosove eshte Pandeli Majko, socialistet e tjere kane qendruar si hunj. Por gjithe keto dyshime dhe paqartesi do te daraviten nje here e mire tani qe kryeminister i Shqiperise do te jete Edi Rama. A nuk ndodhi e njejta gje me “bastionin” e Berishes ne veri – Shkodren?! E njejta gje do ndodhe edhe me kosovaret. Prisni dhe do shikoni.
Nuk e di kush e ka ber ket artikull por ai duhet ta di se gazeta e Kosoves Bota Sot ka ban fushsat per Berishen dhe per LDK e Isa Mustafes i cili ka qen minister i ekonomis nen regjimin e Millosheviqit.
Njerzit qe kane qen te burgosur te keqtrajtuar dhe ish luftetaret e liris jsne te gjithe me Partin socjaliste dhe me Edi Ramen.
Une jam nga Drenica dhe kam shok edhe nga jugu edhe nga veriu dhe edhte gabim ai qe ban ndarje.
Vari hejbet se s’meritojne gje tjeter. Vecse kur te vije fjala per te bere marrezine qe e bene shpesh here, per te ardhur e votuar ketu, ju duhet mbyllur dera.
populli shqitare nuk nderhyne ne preferencat e popullit kosovare,prandaj eshte mire qe sejcili te zgjedhe ate qe don sepse,i zoti e din ,se ku i pikon catia ndersa persa i perket patriotizmi Edi Rama eshte nje patriot i rralle dhe kete keni per ta pare.dhe eshte shume larg me, njeriun qe qesh me ate qe del ne tv,me dekorata te pamerituara.
ISA MUSTAFA e ka tregua vehten se eshte nji bastard,legen dhe pa llogjike OSE I KA INAT UDHEHEQRSIT E U.Q.K.-se qe ja futi ne burg LUL BASHA me ARGITEN dhe HARXHIN.
me ato dosjet e perpiluara nga LULI e kompani.
Simbas LULIT vetem UQK-ja ka ba krime serbet jo, dhe me pa turpesine me te madhe ISA MUSTAFA e dekoron. A KESHTU JEMI NE SHQIPTARET???
Turku i fundit nga kosova ka ikur