Të pish një shishe verë në ditë, nuk të bën keq, të mos e pish fare, po

entela
In this Jan. 25, 2014 photo, a man pours a glass of Erasmo wine at the Reserva de Caliboro vineyard in Maule Valley, Chile. A bold new wave of independent vintners are challenging Chile's reputation for producing oceans of agreeable but predictable wines. (AP Photo/Luis Hidalgo)

Gota e verës në tavolinë është kthyer në shishe tashmë. Sipas një studimi  të Organizatës Botërore të Shëndetit, një shishe e tërë vere, nuk bën keq për shëndetin.

Studimi OBSH ka konfirmuar, që shëndetit i bën keq nëqoftëse e tejkalon një limit më të lartë. Doktor K. Poikolainen, ekspert i OBSH-së për alkoolin, ka analizuar për dekada kërkimet në lidhje me efektet e alkoolit në organizimin e njeriut dhe ka konfirmuar se të kalosh limitin e  13 njësive në një ditë, bën keq për shëndetin. Ndërsa një shishe verë përmban afërsisht 13 njësi.

Është e pavlerë të kufizosh veten kur të pihet më shumë se një gotë verë në vakt, duke iu referuar studimit në fjalë. Mund të shkohet përtej asaj që jemi mësuar të konsumojmë në lidhje me verën . Një shishe e tërë është sigurisht shumë më shumë se zakonisht, për ata që respektojnë mitet e vjetra, të cilat lejojnë vetëm një gotë në drekë.

Por ka edhe më shumë se kaq. Sipas studiuesit K. Poikolainen, të jesh indiferent ndaj verës, të bënë më shumë keq  se sa të tejkalosh limitet e të pirit të saj.

“Duke iu referuar provave, të pish në mënyrë të moderuar është më mirë se të mos pish fare. Gjithsesi ata që e duan shumë verën, mund të pinë shumë më shumë se ç’kanë  pirë deri tani,” është shprehur  doktor  Poikolainen për  “Daily Mail”.

Në realitet, duhet thënë se jo të gjithë janë dakord me teorinë e Poikolainen. Julia Manning, e 2020Health, ka deklaruar po sipas “ Daily Mail” që  “ky është një kontribut për debatin e panevojshëm. Pohoen gjëra për të cilat nuk kemi prova. Alkooli është një toksinë dhe rreziqet i tejkalojnë përfitimet”. e.r/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *