Konsorciumi i gazsjellësit Trans-Adriatik njoftoi së fundmi se, është mbyllur pastrimi ne masen 80% i korridorit te kalimit pergjate gjurmes se TAP ne Shqiperi dhe Greqi, ku edhe përqendrohet pjesa më e madhe e projektit, mbi tre të katërtat.
Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojnë punimet për fazën përfundimtare dhe atë më delikate, shtrirjen e tubacioneve të gazsjellësit në shtratin e detit Adriatik, ku do të bëhet edhe lidhja mes Shqipërisë dhe rajonit të Puglias në Itali.
Pak kohë më parë, konsorciumi lajmëroi se, në vendin tonë, në Greqi por edhe në Itali ka përfunduar dërgimi i të gjitha materialeve, çka përkthehet në ritme më të shpejta pune në vijim.
Përfundimi i punimeve brenda afatit, është nënvizuar në mënyrë të përsëritur nga Bashkimi Europian, që e sheh gazsjellësin si një projekt strategjik, për të ulur sadopak varësinë e Europës ndaj gazit rus.
