Deputeti socialist i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, tregon se fitorja e thellë në Shkodër u bë e mundur nga numërimi i drejtë i votave. Doshi shprehet në një intervistë për “Panoramën” se përfaqësuesve të PD-së nuk iu la asnjë hapësirë manipulimi gjatë numërimit, gjë që garantoi fitoren e thellë e të merituar në Shkodër.
“Ne kishim marrë të gjitha masat që votat të ruheshin. Kjo ishte një nga pikat kryesore që u dha besimin të gjithë mbështetësve të PS, që vota e tyre do të numërohet ashtu siç votohet, dhe kjo bëri që ne jo vetëm në komuna, por dhe në qytet, ku unë e drejtova vetë fushatën dhe aty arrita që të identifikoj dhe të takoj çdo komisioner e vëzhgues në qytetin e Shkodrës, përveç komunave. Ishin rreth 2000 persona që unë i kontaktova personalisht dhe u kam dhënë besën e më kanë dhënë besën se ne do jemi korrektë e do të numërojmë votën e PS-së. Kjo u arrit bashkë me numëruesit, pavarësisht se janë bërë presione nga ana e PD, të cilët përfaqësoheshin nga drejtorët e administratës në Shkodër, por nuk iu dha shansi për të krijuar hapësirat apo që të manipulonin votat. Për këtë arsye, fitorja ishte shumë e madhe dhe e thellë. Edhe pse me aleatë, merita është e PS, që arriti të ruajë dhe votat e aleatëve. Është hera e parë që aleatët e PS kanë marrë votat e tyre, pasi në zgjedhjet e kaluara aleatët e PS-së i janë numëruar PS-së dhe ata të PD-së i janë numëruar PD-së. Është hera e parë që vota numërohet për çdo aleat. Kjo ka qenë ndërhyrja ime direkte te numëruesit, që të bëjnë lojë të pastër”, shprehet ai.
Doshi thotë se nuk pretendon asnjë post në qeverisjen e majtë, por do t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve që i dhanë votën.
“Është e vërtetë, unë jam ndër deputetët e vetëm në Parlamentin shqiptar që kam marrë një përgjegjësi personale dhe morale. Për mua nuk është e lehtë, pasi që ditën e zgjedhjeve, njerëzit, duke marrë këtë besim, kanë filluar të më telefonojnë për problemet që kanë, për fëmijët, për familjarët që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore etj. Kam bërë dhe një marrëveshje me Kryeministrin Edi Rama, që të gjitha premtimet që unë kam bërë në fushatën elektorale, do të jenë një garanci mes meje dhe tij që t’i plotësoj ato. Nuk pretendoj asgjë për vete, unë jam misionar në politikë. Unë kërkoj që atyre njerëzve mos u dal fjale dhe dua t’u përgjigjem kërkesave të tyre në çdo nivel që kanë. Këto kërkesa janë të realizueshme, si nga ana shëndetësore, ashtu dhe problemet që kanë në zonë, si për ujin e pijshëm apo ujin për vaditje, për të cilën qeveria e re ka premtuar se do ta zgjidhë”, thotë Doshi.
Doshi shpreh rezerva në lidhje me LSI-në, por thekson se në politikë ajo që ka rëndësi janë numrat. Ai i bën thirrje Ramës që të mos ia japë aleatëve Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit.
“Faktin se si është bërë deputet aleati ynë i LSI-së nuk dua ta komentoj, por në heshtje çdo shqiptar e di se si LSI ka ardhur në këtë fitore, jo vetëm në qarkun e Shkodrës, por kudo. Megjithatë sot mandati është mandat dhe në politikë kanë rëndësi numrat. Ata i kanë marrë numrat e vet dhe këtë s’mund ta hedhim poshtë. Unë për vete i sugjeroj kryeministrit të ardhshëm që në qarkun e Shkodrës, në administrim të ketë prioritet PS dhe jo LSI, pasi ky qark që solli përmbysjen e madhe kërkon më shumë përgjegjësi dhe përkujdesje”.
“Unë nuk kam asnjë pretendim për veten time, e kam thënë dhe gjatë fushatës, pavarësisht sulmeve që më ka bërë Sali Berisha, unë nuk dua asnjë ministri. E vetmja kërkesë ndaj Kryeministrit të ri është që të më përgjigjet për premtimet që unë kam bërë gjatë fushatës elektorale për të gjitha shtresat në nevojë për arsimin, shëndetësinë etj., që të zhdukim korrupsionin njëherë e mirë”.

Rspekte Tome!! Biznesmen i suksesshem, deputet trim dhe i beses, veq minister shendetesise nuk du me t’pa se ma prish qejfin. Nqs ne ne politike si misionar mbaje besen( fjalen).
Bravo Tom Doshi. Shqiperia ka nevoje per nje kaste politikanesh te rrinj qe te bejene politike si ty duke kerkuar me ngulm te luftojne korupsionin dhe te hapin perespektiva per njerezit e thjeshte dhe hallexhinj.
Le te shpresojme se PS ja do te bej nje rilindje, ashtu siç ka premtuar, sepse ne shqiperi ka kohe qe eshte vrare shpresa dhe besimi.
ka te drejte Tom Doshi,ministrine e arsimit jo ne dore te LSI se na vihen ca te paafte si drejtore e shefa
vshtire tom djali, shqipria esht bere ku thret qameti……………do burre shteti qe te ngelet ne histori.
kerkush se kishte menduar shkodren te bente vlersim aq te shkelqyer bravo shkodra…merit te vecant ke ti tom…je simbol i nje malsori te beses dhe trimris..e hudhe zojezen merimang[zhelefinen] nga kalaja e rozafes drejt e ne kosh..gru plak laprajose