Biznese, kujdes kur të shihni njerëz me këtë uniformë! Janë…

DITA Online

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pritet të vendosë uniformë për 162 punonjës të saj të strukturës së hetimit tatimor.

Veshja për meshkuj dhe femra është larg variantit “casual” që has sot, dhe ngjan më shumë me një veshje shik, tipike e “007” në filmat aksion të Hollywood – raporton revista ekonomike Monitor, e cila ka botuar edhe skicat e mëposhtme.

Për meshkuj sipas këtij burimi, do të jenë të paktën 70 uniforma të cilat do të përbëhen nga xhaketa, pantallonat, këmisha dhe kravata.

Xhaketa është prerje klasike me tre xhepa, kurse pantallonat do të kenë prerje klasike dhe shtrat mesatar, me dy xhep para te pjerrët dhe me dy xhepa mbrapa me fileto. Këmisha do të jetë gjithashtu prerje klasike me mëngë të gjata. Në mes të kravatës do të vendoset logo e DPT, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Për femrat do të jenë 92 uniforma të porositura dhe do të kenë në përbërje xhaketë klasike, fund, këmishë dhe shall.

Identifikimi do t’i lihet shallit i cili do të ketë prerje klasike drejtkëndore me përmasa 80 cm – 20 cm, me logo te DPT-se në pjesën fundore, në mes dhe 10 cm lart.

Fondi limit për uniformat e Tatimeve është llogaritur në 4.8 milionë lekë ndërkohe që operatorët mund të shprehin interes deri më 30 nëntor. b.m. / dita

 

Veshja për meshkujt

 

Veshja për femrat

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *